Zgjedhjet natyrale për ngjyrosje të flokëve

Jogurti, kakao dhe kamomili janë përbërësit më të mirë për freskimin e ngjyrës në flokë.

Nëse dëshironi që flokëve tuaj t’ua ktheni ngjyrën dhe shkëlqimin, përdorni karotë, kamomil apo arra. Këto ushqime freskojnë ngjyrën në mënyrë të natyrshme.

Kamomili forcon reflektimin e artë të flokëve bionde, rozmarina dhe trumza i japin shkëlqim flokut të errët, ndërsa karota zgjat qëndrueshmërinë e ngjyrës së kuqe.

Acidi laktik nga jogurti i ndihmon antioksidantëve nga kokrrat e kuqe të shegës apo të boronicës së kuqe në forcimin e pigmenteve të kuqe.

Limoni ndriçon flokun biond, ndërsa i bashkëdyzuar me enzimat nga patatja hyn më thellë në fijet e flokut, derisa pigmenti i errët nga çokollata i jep flokut nuancën  kafe dhe të ngrohtë shkëlqyese duke iu falënderuar jogurtit.
Mjafton që këto maska në flokë t’i vendosni një herë në javë dhe ngjyra do të zgjatë më shumë.