Zbulohet shkaktari i rënies së flokëve

Shkencëtarët amerikanë kanë deklaruar se fajtor kryesor për rënien e flokëve te meshkujt është një proteinë, e cila lidhet në receptorin e qelizave të rrënjëve të flokëve, duke penguar rritjen e tyre.

Ky zbulim hap rrugën kah gjetja e ilaçit për ndalimin e rënies së flokëve, apo ndoshta edhe për ridaljen e tyre.

Sipas rezultateve të studimit, të botuar në revistën “Science Translational Medicine”, merret vesh se tanimë ka filluar prodhimi i produkteve të bazuara në këtë zbulim.

Pjesës më të madhe të meshkujve fillojnë që t’u bien flokët në moshën mesatare dhe, deri në moshën 70-vjeçare, rreth 80% prej tyre humbin të paktën një sasi të flokëve. Në këtë drejtim rol luan edhe hormoni mashkullor testosteron, si dhe gjenetika. Shkencëtarët kanë zbuluar se proteina e quajtur prostaglandinë D gjendet në një sasi më të madhe te personat të cilëve kanë filluar t’u bien flokët.