Zbardhni fytyrën me ndihmën e majes së bukës

Kjo maskë jo vetëm se zbardh tenin e lëkurës në mënyrën më të mirë, por edhe e ushqen atë.

PËRBËRËSIT: 20 gramë tharm të bukës; 2 lugë lëng limoni.

PËRGATITJA: Përzieni tharmin e bukës me sasinë e limonit (mund të përdorni dhe lëngun e grejpfrutit ose rrushit të kuq pa fara). Enën me këtë përzierje e derdhni në një enë tjetër me ujë të vluar dhe e vloni për 2-3 minuta. Pas kësaj, maskën e aplikoni në fytyrën e pastër dhe e lini të veprojë për 20 minuta. E shpëlani me ujë të vakët dhe vendosni krem hidratues. Kjo maskë me tharmin e bukës dhe me lëng limoni është zgjedhja e përsosur për fytyrën tuaj, nëse e përdorni 1-2 herë në javë. Tharmi është i shkëlqyeshëm për kujdesin e fytyrës, por mund ta përdorni edhe te flokët. Për këtë ekzistojnë fakte, sepse duke e përdorur ka ndaluar rënien e flokut dhe nxit rritjen e shpejtë të tyre.