nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për lëkurë Xhenxhefili, ilaç natyral për lëkurë dhe flokënë Këshilla për lëkurë Shumë njerëz i dinë përfitimet që ia sjellë xhenxhefili shëndetit tonë trupor, duke filluar nga trajtimi i dhimbjeve të stomakut deri tek dhimbjet e fytit. Mirëpo, kjo kurë natyrale dhe shumë e lirë në treg, mund të përdoret edhe në rutinën e bukurisë, meqë trajton lëkurën dhe flokët, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Ngadalëson plakjen e lëkurës Konsumimi i çajit të xhenxhefilit në baza ditore është një kurë natyrale për eliminimin dhe parandalimin e shfaqjes së rrudhave dhe pezmatimeve të ndryshme, që janë shenjë e pleqërisë. Kjo pasi që xhenxhefili ka veti antibakteriale. Eliminimi i akneve dhe puçrrave Shumë produkte komerciale që përdoren për trajtimin e puçrrave dhe akneve përmbajnë sasi të madhe kemikalesh, andaj edhe ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj. Aplikimi i xhenxhefilit në lëkurë është një ide e mirë pasi që ai është i aftë për eliminimin e puçrrave dhe akneve si dhe nuk ka efekte të dëmshme anësore. Thjesht, ftoheni çajin e xhenxhefilit dhe aplikojeni me një topth pambuku në pjesët e lëkurës ku keni më shumë probleme. Qetëson djegiet e diellit Kur prekeni nga ndonjë djegie e vogël e lëkurës, pastrojeni zonën me pak çaj të vakët xhenxhefili, që ju ndihmon në eliminimin e baktereve, duke parandaluar kështu dëmtimin e mëtejmë të lëkurës. Xhenxhefili gjithashtu është një ilaç i përkryer për trajtimin e djegieve nga rrezet e diellit. Thjesht, lërini 200 mililitra çaj xhenxhefili që të ftohen në frigorifer për disa minuta, para se ta aplikoni në pjesën e lëkurës të prekur nga djegiet e diellit. Redukton celulitin Më herët është thënë që xhenxhefili ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Për këtë arsye xhenxhefili është i shkëlqyer për trajtimin e celulitit. Thjesht, përzieni 60 mililitra vaj ulliri, 100 gramë sheqer, 2 lugë gjelle xhenxhefil të imtësuar dhe pasi t’i keni përzier mirë të gjithë përbërësit, aplikojeni përzierjen në pjesën e lëkurës, që është e prekur nga celuliti. Xhenxhefili stimulon edhe rritjen e flokëve Nëse kohëve të fundit keni pasur probleme me rënie të flokëve dhe nuk keni pasur flokë të shëndoshë, atëherë miku juaj më i mirë është xhenxhefili. E tëra që duhet të bëni është t’i bëni masazh lëkurës së kokës me 250 mililitra lëng xhenxhefili. Bëjeni këtë gjë para se t’i pastroni flokët me shampon. Në këtë mënyrë ju do ta luftoni edhe zbokthin. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …