Vitamina E

Edhe pse emri i saj sugjeron që bëhet fjalë për një vitaminë, vitamina E në fakt përbën familjen e vitaminave të tretshme në yndyra të cilat veprojnë në tërë trupin. Disa anëtarë të familjes së vitaminave quhen tokoferole. Këta anëtarë janë alfa tokoferol, beta tokoferol, gama tokoferol dhe delta tokoforel.

Anëtarët tjerë të familjes së vitaminave E quhen tokotrienole. Këta anëtarë janë alfa, beta, gama dhe delta tokotrienolet.

Edhe pse njerëzit duhet të thithin oksigjenin për të mbetur gjallë, oksigjeni është i rrezikshëm brenda trupit sepse mund t’i bëjë molekulat për së tepërmi reaktive. Mund të fillojnë dëmtimet e strukturave qelizore rreth tyre. Vitamina E ndihmon në parandalimin e stresit oksidativ duke punuar së bashku me grupin e materieve ushqyese të cilat parandalojnë molekulat e oksigjenit për t’u bërë për së tepërmi reaktive. Ky grup i materieve ushqyese përmban vitaminë C, glutation, selen dhe vitaminë B3. Disa hulumtues besojnë që vitamina E është anëtari më i rëndësishëm i këtij grupi i cili parandalon stresin oksidativ.

Vitamina E në mënyrë të drejtpërdrejtë mbron lëkurën nga rrezatimi ultraviolet. Kur ushqimi përmban shumë vitamina E, ai mund të udhëtojë në membranat e qelizave të lëkurës dhe të ketë efekt mbrojtës. Ushqimet e pasura me vitaminë E janë arrat, farat, spinaqi, lakra, speci dhe vaji i ullirit, ndërsa ushqimi i pasur me vitaminë E zvogëlon rrezikun nga zhvillimi i kancerit të fshikëzës së urinës.

Ushqimi i pasur me vitaminë E mund të:

• Mbrojë lëkurën nga rrezet ultraviolete;

• Parandalojë dëmtimet e qelizave nga radikalet e lira;

• Të mundësojë që qelizat të komunikojnë në mënyrë efektive;

• Të ndihmojë në mbrojtjen nga kanceri i prostatës dhe sëmundja e Alzheimerit.

Simptomat e mungesës së vitaminave E janë vështirë të përcaktohen. Në shumë hulumtime, niveli i ulët i vitaminave E është i lidhur me problemet e sistemit tretës dhe absorbimin e dobët të materieve ushqyese nga trakti tretës. Ato probleme përfshijnë sëmundjen e pankreasit, fshikëzës së tëmthit, sëmundjes së mëlçisë dhe koliti.

Neuropatia periferike shfaqet për shkak të mungesës së vitaminës E. Fokusohet në sistemin nervor dhe problemet me duart dhe këmbët. Dhimbja, ndjesia e therjes së gjilpërës dhe humbja e ndjesisë në ato ekstremitete janë të lidhura me mungesën e vitaminës E. Meqenëse vitamina E është e tretshme në yndyra, absorbimi i dobët i yndyrave në traktin tretës mund t’i kontribuojë mungesës së vitaminës E.

Konsumimi i tepërt i vitaminës E mund të jetë problematik, por kjo pothuajse nuk ndodhë kurrë me vitaminën E nga ushqimi. Shtesat e vitaminës E, kur merren në doza të mëdha, mund të kenë efekt toksik. Këto efekte përfshijnë ngërçet në zorrë dhe diarrenë, lodhjen, shikim të dyfishtë dhe dobësi në muskuj.