Vetullat tipari më i rëndësishëm i fytyres

Vetullat tipari më i rëndësishëm i fytyresStudimi më i fundit ka surpriza. Nëse sytë tuaj janë dritarja e shpirtit, vetullat janë në fakt tipari më i rëndësishëm në fytyrën tuaj.

Ky është rezultati i studimit më të fundi,t i cili mund t’ju surprizojë vërtetë dhe të bëjë ta doni më shumë piskatoren tuaj.

Vetullat konsiderohen jo vetëm shumë të rëndësishme për një pamje më të bukur por janë të rëndësishme për shprehinë e fytyrës.

Studimi, i realizuar nga Universiteti i Lethbridge në Kanada, shkruan Anabel, u ka shfaqur njerëzve imazhin e 25 personazheve të famshëm pa vetulla dhe imazhet e tyre pa sy.

Rezultati tregoi se të pyeturit ishin në gjendje të identifikonin 56 përqind të njerëzve me sy të fshehur, ndërsa 46 përqind të atyre pa vetulla.

Pra, e gjithë kjo tregon se në fakt vetullat janë shumë të rëndësishme për identifikimin e njerëzve.