Vetmia, sëmundja më ‘infektuese’ në botë

Vetmia e shton rrezikun nga demenca, shtypja e lartë e gjakut, sëmundjet e zemrës dhe kanceri, përderisa gjenet për të cilat kemi nevojë t’i luftojmë këto sëmundje tek personat e vetmuar janë më pak aktivë. Pos kësaj, pa marrë parasysh sa e çuditshme ju duket, vetmia është infektuese.

Revista “Journal of Personality and Social Psychology” ka theksuar se vetmia mund të përhapet midis një grupi të caktuar njerëzish sikurse një infektim.

Të vetmuarit me kohë ‘infektojnë’ personat që gjenden rreth tyre. Ekspertët kanë hedhur poshtë faktin se personat e vetmuar thjesht kërkojnë njerëz të ngjashëm me ta.

Por, disa studime janë mjaft kontradiktore – në fund të fundit, vallë njerëzit e vetmuar nuk janë shumicën e kohës të vetmuar, e si do mund ta infektonin dikë?

 

Rreziqet shëndetësore

Për shëndetin nganjëherë është mirë të jeni vetëm. Por, vetmia e përkohshme është krejt diçka tjetër, në krahasim me izolimin. Nëse këto ndjenja të vetmisë zgjohen tek ju, këto ndjenja shumë negativisht mund të ndikojnë në shëndetin tuaj. Në vetmi njerëzit lënë pas dore shumë gjëra, higjienën, ushqimin, ushtrimet trupore dhe kontrollet shëndetësore.

Jini të këndshëm

Ndoshta të tjerët ju shmangin, sepse nuk jeni të këndshëm. Nëse jeni të turpshëm dhe jo të sigurt, kjo do të thotë se ju mungojnë shkathtësitë komunikuese.

 

Ushtroni

Ushtrimet trupore janë të dobishme për shëndetin fizik dhe mendor. Pos kësaj, kjo është mënyra e duhur të njihni sa më shumë njerëz. Ide e shkëlqyeshme është vallëzimi. Do të njiheni me njerëz shumë interesantë, do t’i shkëmbeni përvojat dhe do të jeni të lumtur.