nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Vetëm dy lugë nga ky ushqim parandalon kancerin e gjiritnë Shëndeti & Dieta Kanceri i gjirit është një nga llojet e kancerit më të përhapur tek femrat, ku një në tetë gra diagnostifikohen me këtë sëmundje gjatë jetës së tyre. Ka disa faktorë që çojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje, por dieta ushqimore është më e rëndësishmja. Fatmirësisht, shkencëtarët kanë bërë kërkime të ndryshme shkencore se si mund të ulim rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundjeje dhe si mund ta trajtojmë atë nëse diagnostifikohet që në fazat e para. Disa studime kanë treguar se farat e lirit janë shumë të mira për parandalimin dhe trajtimin e kanceri të gjirit. Si mund ta parandalojnë kancerin e gjirit farat e lirit? Farat e lirit përmbajnë fibër, acide yndyrore omega 3 dhe një ingredient special i quajtur lignan. Studime të ndryshme kanë treguar se lignani është shumë i mirë për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Ai është një lloj fitoestrogjeni, që ka një efekt të lehtë estrogjenik në trup. Duke vepruar si një estrogjen, fitoestrogjenët bllokojnë receptorët e estrogjenit në trup, duke ulur kështu nivelin e estrogjenit natyral që prek qelizat. Farat e lirit pengojnë gjithashtu përhapjen e qelizave kancerogjene. Qelizat normale të organizmit të njeriut rriten, ndahen dhe vdesin sipas një rregulli të programuar. Sëmundja e kancerit është rezultati i ndarjes së pakontrolluara të qelizave që nuk vdesin. Vdekja e programuar e qelizës është quajtur apoptozë dhe prishja e këtij procesi çon në formimin e kancerit. Ndryshe nga qelizat normale, tek qelizat e kancerit nuk ndodh vdekja e programuar, në vend të saj qelizat vazhdojnë të rriten e të shumohen. Sipas një studimi të publikuar tek revista “Clinical Cancer Research”, 25 gramë fara liri (2.5 lugë gjelle) në ditë rrisin procesin e apopotezës dhe ulin shpejtësinë e shumimit të qelizave kancerogjene. Si t’i konsumoni farat e lirit? Është e rëndësishme të dini se farat e lirit duhet të konsumohen të bluara në mënyrë që të merrni të gjitha përfitimet e tyre shëndetësore. Ju mund t’i bluani ato me një mulli kafeje ose blues erëzash. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …