Veshje komode gjatë shtatzënisë

Stilistët për shtatzënat sugjerojnë bluza sportive, fustane të rehatshme, këpucë të sheshta.

Veshjet e zakonshme të shtatzënisë, mund të përdoren nga nëna sipas dëshirës. Mbajtja e sutjenave të përshtatshme, është mjaft e rëndësishme.

Përdorimi i rripit të mesit, rrallë i rekomandohet gruas shtatzënë, përveç rasteve me dhimbje shpine ose dobësim të murit abdominal.

Korsetë apo rrobat e ngushta duhet të shmangen, për shkak se dëmtojnë qarkullimin e gjakut. Më të mira gjatë shtatzënisë janë këpucët e lirshme pa takë dhe rrobat e lirshme prej pambuku.

 

E derisa bebi të vijë, duhet të heqjesh dorë nga takat e larta dhe veshjet e ngushta. Por jo nga stili dhe shija e sofistikuar. /Telegrafi/