nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për flokë Vajrat natyrale për trajtimin e flokëve të dëmtuarnë Këshilla për flokë Flokët e shëndoshë luajnë një rol të rëndësishëm në dukjen tuaj, megjithatë është e vështirë të mirëmbahen flokët e tillë, për shkak të numrit të madh të faktorëve, të cilët ndikojnë në dëmtimin e tyre. Megjithatë, lajmi i mirë është që ekzistojnë një sërë vajrash natyrale, të cilat ju ndihmojnë në trajtimin e flokëve të dëmtuar ,raporton Gazeta Kosova Sot VAJI I AVOKADOS Vaji i avokados përmban një numër të madh të lëndëve ushqyese, acideve yndyrore dhe aminoacideve, si dhe vitaminë A, B, D dhe E. Ky vaj ju ndihmon në forcimin e flokëve dhe në rikthimin e shkëlqimit natyral. Për më tepër, vaji i avokados është i mrekullueshëm edhe si zbutës natyral. VAJI I KASTORIT Vaji kastorit më së shumti njihet për faktin që ndihmon në rritjen e flokëve. Mirëpo, përveç kësaj, vaji i kastorit ndihmon edhe në parandalimin e dobësimit të flokëve si dhe në zbutjen e tyre. Si rezultat, trajtimi i rregullt i rrënjëve të flokëve dhe lëkurës së kokës me vaj kastori ju ndihmon t’i hiqni qafe flokët e thatë. VAJI I ULLIRIT Për shkak të asaj që njihet si një zbutës i përkryer, vaji i ullirit është vaji më i përdorur në kujdesin ndaj flokëve. Për më tepër, ky vaj ndihmon në rikthimin e elasticitetit të humbur të flokëve, eliminimin e zbokthit, si dhe në furnizimin e flokëve me antioksidues. VAJI I ROZMARINËS Vaji i rozmarinës është një stimulues i shkëlqyer i rritjes së flokëve, si dhe parandalon rënien e parakohshme të qimeve të flokëve. Për më tepër, ky vaj çudibërës është i mrekullueshëm edhe në shtyrjen e shfaqjes së thinjave të flokëve. VAJI I BAJAMEVE Vaji i bajameve vepron si mbështjellës. Me fjalë të tjera, ky vaj krijon një lloj shtrese mbrojtëse në flokë, i zbutë ata dhe kontrollon rënien e flokëve. Nëse vaji aplikohet drejtpërsëdrejti në lëkurë të kokës, ai ndihmon në qetësimin e kruajtjeve dhe përmirëson qarkullimin e gjakut VAJI I KOKOSIT Vaji i kokosit është shumë më i lehtë sesa shumica e vajrave dhe vetitë pozitive të tij janë dëshmuar shkencërisht. Ky lloj vaji ju ndihmon në furnizimin e flokëve me lëndë të nevojshme ushqyese nga rrënjat deri në majë, duke i pajisur flokët me proteina të nevojshme. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …