Vaji i ullirit, medikamenti i grekëve të lashtë

Vaji i ullirit do të gjendet në të ardhmen në raftet e farmacive, teksa shkencëtarët zbulojnë përherë e më tepër veti bamirëse për shëndetin.

Rruga është hapur ndërkaq nga tregu i Shteteve të Bashkuara, ku “vajra ulliri speciale” gjenden tashmë në farmaci.

Një studim i një grupi të Universitetit të Athinës, me drejtues pedagogun e farmaceutikës Prokopi Magiati, mbi vetitë kuruese të vajit të ullirit në Greqinë antike, dëshmoi se përtej vetive bamirëse që përmenden në proverbat popullorë, vaji i ullirit përmban antioksidantë, neuroprotektive dhe kardioprotektive, etj., raporton BW

“Zbulimi” i ri është substanca “eleokanthal”, që ka efekt të fuqishëm anti inflamator, të njëjtë me atë të medikamenteve. Eshtë kjo substancë që shkakton djegien në fyt dhe kjo dëshmon sipas prodhuesve, se vaji është i mirë.

2000 vjet më parë, Dioskuridi, (mjek, farmacist dhe botanist që jetoi në shekullin e parë të erës sonë), rekomandonte vajin e ullirit si më të mirin për shëndetin e njeriut, sidomos për dhimbjen e dhëmbit apo të kokës, njëlloj si përdoren sot medikamentet klasike anti inflamatore.