Vaji i kokosit ndihmon për nxirje sa me të shpejtë

Vaji i kokosit ndihmon për nxirje sa me të shpejtëFemrat me lëkurë të ndjeshme duhet t’i kontrollojnë mirë përbërësit, kur blejnë losione për rrezitje, që mund të përmbajnë substanca të dëmshme kimike. Vaji i kokosit, në anën tjetër, nuk përmban përbërës të dëmshëm, që mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vaji i kokosit ushqen lëkurën

Për dallim nga kremrat e zakonshëm për rrezitje, vaji i kokosit e mban lëkurën tuaj të hidratuar gjatë rrezitjes, madje edhe disa orë pas aplikimit. Ky vaj e parandalon tharjen dhe rrudhjen e lëkurës, gjëra këto të shpeshta te femrat, që kalojnë orë të tëra në plazh. Me vaj të kokosit do të keni dukje të rrezitur, ndërsa tekstura e lëkurës nuk do të vuajë.

Zhvillon shtresën mbrojtëse

Vaji i kokosit e formon një shtresë mbrojtëse në lëkurë, e ajo shtresë i mban rrezet e dëmshme ultraviolete jashtë lëkurës suaj.

Vaji i kokosit ofron dukje të shkëlqyeshme

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezeve të forta të diellit mund ta bëjë lëkurën tuaj të tharë dhe të rrudhur. Aplikimi i vajit të kokosit mund t’i ndihmojë lëkurës suaj që të mbetet e shkëlqyeshme edhe pas rrezitjes. Ai e bën lëkurën më të errët e më të shkëlqyeshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndihmon në nxirje më të shpejtë të lëkurës

Vaji i kokosit absorbohet shpejt në lëkurë dhe e nxit prodhimin e melaninës nën sipërfaqen e lëkurës. Pra, me përdorim të vajit të kokosit duhet të kaloni më pak kohë në diell për një lëkurë më të bukur e më të rrezitur.

Mënyra e përdorimit të vajit të kokosit

Një sasi të madhe të vajit e aplikoni në tërë trupin. I bëni masazh trupit me të. Gjatë rrezitjes, çdo gjysmë ore e shtoni nga një shtresë të re të vajit të kokosit. Për rezultatet më të mira, përdorni vaj organik të kokosit. Variantet e rafinuara të këtij vaji nuk i përmbajnë të gjithë përbërësit e dobishëm. Por, duhet ta dini se vaji i kokosit nuk është edhe aq mbrojtës i mirë nga rrezet ultraviolete, sidomos në rast të ekspozimit të gjatë ndaj tyre. Përveç vajit, përdorni edhe krem për rrezitje me faktorin minimal 30. Për rezultatet më të mira, e përzini kremin me vaj të kokosit disa minuta para se të dilni për t’u rrezitur.