Ushqimi vegjetarian ulë rrezikun për depresion

Studimet e reja të publikuara në revistën shkencore Nutrition kanë zbuluar se ushqimi vegjetarian, i cili përfshin konsumimin e peshkut, mund të ulë rrezikun për depresion, ankth dhe stres.

Hulumtimet kanë treguar se personat me nivel të ulur të acideve yndyrore të cilat janë përbërës të peshkut, dhe me nivele të larta të acideve yndyrore të cilat gjenden në perime, kanë gjasa më të mëdha për të qenë në gjendje të mirë shpirtërore.

Në hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 138 persona vullnetarë, shkencëtarët kanë vërejtur se personat të cilët kanë konsumuar më pak omega-3 acide yndyra, EPA (acid eikozapentaenik) dhe DHA (acidi dokozaheksaenik), si edhe arakidonik që përfaqëson omega-6 acidet yndyrore, dhe më shumë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër si ALA (acidi α-linolenik) dhe acidi linolik, kanë më pak prirje për të vuajtur nga ankthi, stresi dhe depresioni.

Këto rezultate kundërshtojnë studimet e mëhershme se EPA dhe DHA mund të ulin rrezikun për depresion.