Ushqimi për buzëqeshje më të bukur

Ushqimi i errët dhe pijet mund t’i nxijnë dhëmbët tuaj. Në anën tjetër, ka ushqime që dhëmbët tuaj mund t’i bëjnë më të bukur dhe të ruajnë bardhësinë e tyre.

Pemët dhe perimet e freskëta. Përtypja e mollës, karotës apo lulelakrës do të ndihmojë te pastrimi i dhëmbëve. Po ashtu do të ndihmojnë qarkullimin e pështymës, çka neutralizon acidet dhe kështu mbrohen dhëmbët.

Djathi dhe jogurti. Ushqimet e pasura me kalcium do të ndihmojnë për ruajtjen e
buzëqeshjes së bukur. Reduktojnë rrezikun nga gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, ndihmojnë tek largimi i grimcave të ushqimit dhe në fund zvogëlojnë nivelin e baktereve të këqija në zgavrën e gojës.

Dredhëza dhe portokalli. Këto pemë lustrojnë dhëmbët në kuptimin e plotë të fjalës. Pas shujtës pastroni dhëmbët me lëvore të portokallit ose me dredhëza, pastaj shpërlani me ujë. Pas disa muajve do të vëreni se si dhëmbët tuaj janë më të bardhë.

Qumështi në kafe. Kafja shkakton njolla në dhëmbë. Megjithatë, shtimi i sasisë së vogël të qumështit në kafe mund të ndihmojë te parandalimi i njollave të ardhshme. /Telegrafi/