Ushqimet e duhura per lekuren qe keni enderruar

Doni një lëkurë qe te shkëlqejë, një lëkurë te bute apo pa rrudha? Ja produktet qe duhet te konsumoni për çdo lloj lëkurë.

1. Dua një lëkurë qe te shkëlqejë

Për te pasur një lëkurë me shkëlqim duhet te merrni sa me shume vitamina, sidomos vitamine C e cila ndihmon formimin e kolagjenit dhe përmirëson mjaft lëkurat e zbehta duke aktivizuar mikro-qarkullimin.

Nga ana tjetër mos harroni beta-karotenin sepse fale tij organizmi prodhon vitaminën A e cila favorizon rigjenerimin e qelizave dhe e mbron epidermën nga rrezet ultravjollce. Shtoni edhe pak polifenol i cili largon radikalet e lire.

Ku ti gjeni?

Vitaminën C. Tek agrumet, tek luleshtrydhet, lakra, majdanozi, speci jeshil apo edhe spinaqi.

Beta-karotenin. Tek pjepri, papaja, kajsia si dhe tek karotat, spinaqi, speci i kuq, radhiqet, etj.

Polifenolin. Tek frutat e kuqe, tek molla, mangoja si dhe tek perimet, soja, qepa, çokollata apo edhe çaji.

2. Dua një lëkurë te bute dhe elastike

Për te pasur një lëkurë te bute dhe elastike duhen favorizuar yndyrnat. Ato e mbrojnë atë nga dielli dhe përmirësojnë mjaft rezistencën dhe elasticitetin fale omega 3-it. Ky i fundit u jep elasticitet enëve te lëkurës dhe bën me te lehte kalimin e ushqimeve drejt qelizave. Nga ana tjetër, omega 6-ta mbron lëkurën nga tharja. Duhet menduar edhe për vitaminën E, e cila përforcon veprimin e omegave, mbron membranat e qelizave si dhe vonon plakjen.

Ku ti gjeni?

Omega 3-in dhe omega 6-ën. Tek salmoni, peshku ton dhe disa lloje te tjerë peshqish me yndyre. Te tjerë produkte qe përmbajnë omega 3 dhe 6 janë vezët, radhiqet, etj.
Vitaminën E. Tek vaji, sidomos tek ai i lulediellit, por edhe pak tek vaji i ullirit dhe i misrit.

3. Nuk dua te kem rrudha

Mënyra me e mire për te luftuar rrudhat është te privilegjoni marrjen e zinkut dhe selenit. I pari favorizon rigjenerimin e lëkurës, mbyll me shpejt plagët si dhe lufton çrregullimet e epidermës. Ato qe pijen shume duhan kane mungese te madhe zinku. Seleni nga ana tjetër mbron membranën e qelizave dhe ndihmon vitaminat A, C dhe E te veprojnë me mire. Ky element është gjithashtu një nga me te mirët për te luftuar plakjen e lëkurës.

Ku t’i gjeni?

Zinkun dhe Selenin. Tek midhjet, kërpudhat dhe ne te gjitha produktet e detit. Nëse keni alergji nga këto produkte, mund te konsumoni veze, kërpudha dhe mëlçi pule.

4. Dua lëkurë dhe flokë tonike

Vitamina A është mjaft e mire për te pasur lëkurë dhe flokë tonike sepse ajo rigjeneron qelizat dhe shpejton qarkullimin e gjakut. Vitamina B tonifikon epidermën dhe mukozat te cilat e bëjnë lëkurën me pak te ndjeshme ndaj agresoreve te jashtëm duke shtuar sasinë e yndyrës. Si t’ia bëni qe te mos shëndosheni? Mundohuni te ulni sasinë e sheqernave sepse fatkeqësisht ato janë agjentet me provokuese te radikaleve te lira.

Ku ti gjeni?

Vitaminën A. Tek te brendshmet e shpendëve, tek mëlçia, por edhe tek disa peshq me yndyre.

Vitaminën B. Tek vezët, gjalpi dhe djathërat. Qumështi dhe kosi gjithashtu mund te përmbaje vitamine B, por me sasi me te paket./ikub/