Urinimi i shpeshtë dhe kapaciteti i fshikëzës urinare

Kur te perqafoj ty, me duket sikur kam ne krahe te gjithe boten sepse ti je bota ime Sa shpesh shkoni në banjë varet nga shumë faktorë dhe jo vetëm nga kapaciteti i fshikëzës urinare.

Në qoftë se pini shumë lëngje, natyrisht do të keni nevojë më të madhe për t’i nxjerrë jashtë fluidet.

Pastaj ndikon edhe fakti nëse djersiteni shumë ose aspak, pastaj ushqimi, konsumimi i kafesë, alkoolit dhe diuretikëve të tjerë, shkruan “Zëri”.

Megjithatë, ka nga ata njerëz që mund të bëjnë ballë tërë ditën për të mos shkuar në tualet, madje edhe nëse pinë deri në pesë birra.

A do të thotë kjo se ka dallime individuale në kapacitetin e fshikëzës urinare?

Ajo ka formën e përafërt të një dardhe dhe përbëhet nga tre pjesë: pjesën e sipërme (apex vesicae), e cila është e kthyer përpara nga lart; trupi (corpus vesicae), i vendosur në mes dhe baza ose pjesa e poshtme (fundus vesicae).

Vëllimi funksional i fshikëzës është rreth 350 centimetra kub ose 0.35 litra, por mund të arrijë deri në 0.70 l te meshkujt dhe 0.65 l te femrat.

Megjithatë, ka raste patologjike ku fshikëza arrin kapacitet deri në 2 litra. /ZËRI/