Uji i ftohtë, e fshehta e bukurisë së Kate Moss

Supermodelja britanike, Kate Moss, e ka zbuluar fshehtësinë e dukjes së mirë të saj. Manekinia ka thënë se i pëlqen shumë gjumi, mirëpo jo gjithmonë i jepet mundësia që të flejë gjatë.

“Për ta ruajtur bukurinë tentoj që të fle më shumë. Veç kësaj, edhe më pëlqen të fle. Mirëpo, duke qenë se nuk e kam gjithmonë këtë mundësi, të themi për shkak të daljeve natën, kam edhe variantin rezervë”.

“Qe një kohë, mungesën e gjumit tenit tim ia kompensoj ashtu që e fus kokën në një kovë me ujë të ftohtë me akull. Kjo gjithmonë funksionon”, ka treguar 37-vjeçarja. /Telegrafi/