Truri mbetet i ri, vetëm me peshk dhe zarzavate

Dieta mund të ndihmojë vërtet për ta mbajtur trurin tuaj të ri.

Duket kështu, të paktën sipas rezultateve të një studimi të publikuar në revistën “Neurology”, sipas së cilës, njerëzit e moshuar me nivel të lartë të vitaminave B, C, D dhe E, kanë një reagim të duhur të trurit, edhe pasi të kenë kaluar vite të caktuara.

E të tilla vitamina, pohojnë hulumtuesit e këtij studimi, gjenden të bashkuara dhe në nivele mjaft të larta, vetëm në peshk dhe zarzavate.

Studimi u krye konkretisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga hulumtuesit e Universitetit të Oregonit, sipas të cilëve, të tilla ushqime paraqiten si mjaft të dobishme për shëndetin e trurit.

Në të kundërt, acidet yndyrore, janë konsideruar si treguesit e një diete të sëmurë, e cila nuk e ndihmon aspak trurin tonë, gjë që mund të thuhet edhe për ushqimet e skuqura.