Trupi pa celulit për 30 ditë

Madje 70 për qind e celulitit është borxh i stilit jo të shëndetshëm të jetës, ndërsa për 30 për qind fajtore është gjenetika. Që të largoni koret e portokallit nga ijët, barku dhe prapanica, duhet katër javë t’iu përmbaheni ushtrimeve specifike dhe ushqimit të rregullt.

ECNI

Nuk tingëllon si risi, por shëtitja është mënyra më e mirë për përmirësimin e shëndetit tuaj dhe dobësimin e kofshëve tuaja.

Ecni rregullisht dhe shpejt. Që të arrini rezultate për 30 ditë, ecni një kilometër e gjysmë deri në pesë kilometra në ditë, gjashtë ditë në javë.

Këshillë ekstra: Gjejeni rutën që do t’ju duket argëtuese, kurse për efekt më të mirë, ajo le të jetë kodrinore. Gjithmonë mbathni këpucë të rehatshme. Para shëtitjes, mos harroni tendosjen e muskujve. Ecni më shpejt se zakonisht dhe lejoni duart të lëvizin, shpatullat tërhiqni mbrapa, mjekrën mbajeni lartë dhe shikoni drejt përpara.

USHTRIME TË CAKTUARA

Për arritjen e lëkurës së lëmuar dhe të tendosur është me rëndësi të ushtroni. Nuk është e nevojshme djersitja në fitness-klube. Këto ushtrime mund t’i bëni edhe në dhomën tuaj.

Kick-kick: Uluni në dysheme, me njërën këmbë të lakuar në gju, ashtu që thembra të jetë rrafsh në dysheme, derisa këmba tjetër të jetë e drejtuar. Ngrijeni këmbën e drejtuar dhe mbajeni kështu pesë sekonda. Ushtrimin e njëjtë përsëriteni edhe me këmbën tjetër.

Poni: Qëndroni në gjunjë dhe bërryla, kurse kurrizin mbajeni rrafsh. Ngadalë ngrijeni këmbën e majtë në gjurin e lakuar në këndin prej 45 gradësh. Thembrat le të jenë nën lartësinë e prapanicës. Mbajeni këmbën në ajër pesë sekonda dhe përsëriteni pesë herë. Ushtrimin e njëjtë përsëriteni edhe me këmbën tjetër.

Ushtrimet pranë murit: Qëndroni dhjetëra centimetra pranë murit, me këmbët drejtuar përpara. Lëshohuni përkrahë murit derisa të vini në pozitë sikur të qëndroni ulur. Në këtë pozitë qëndroni nga 30 sekonda deri në dy minuta.

Këshillë ekstra: Që ijët tuaja të jenë të forta, kofshët të ngushta pas çdo ecjeje bëni ushtrime. Përsëritni sa më shpesh.