Tretmani për largimin e qeskave

Ka njerëz që qeskat e syve e përcjellin gjithë jetën, tek dikush shfaqen si pasojë e lodhjes, profesionalisht janë “murtajë” për ata që qëndrojnë para kompjuterit, ka me forma të fryra, të errëta dhe të “plota”.

As qeskat e syve nuk janë të gjitha njësoj, sikurse edhe kremrat që i sanojnë ato. Secili prej nesh nganjëherë ka nevojë për një preparat kundër tyre, por cili do të ishte ai? Ja diçka më tepër rreth asaj.

 Përse kam qeskat?

Nëse nuk flini sa duhet, nëse jeni të lodhur, njëri ndër paralajmëruesit e parë do të jenë qeskat e varura e të errëta në zonën e syve. Me plakjen e lëkurës, qeskat, nëse jeni të ekspozuar ndaj tyre, për ditë e më shumë do të jenë më të theksuar. Qarkullimi i dobët i gjakut është faktori kryesor që ndikon në shfaqjen e qeskave në sy. Qeskat në sy zakonisht shfaqen tek personat që më shumë janë të ekspozuar ndaj alergjive.

 Përse të gjitha qeskat nuk janë të njëjta?

Qeskat mund t’i dalloni fare lehtë. Disa janë të errëta, disa duken si infeksion e disa si qese të fryra përfund syve.

Tek qeskat e errëta të syve, shkaktar është rrjeti i enëve të gjakut që nuk mundet të depërtojë nën lëkurën e trashë, e besohet se shkaktar mund të jetë edhe grumbullimi i hekurit.

Çfarë preparate ju nevojiten?

Detoksimi komplet i organizmit mund të ndihmojë tek qeskat e fryra, mirëpo tretmanët e jashtme janë më efikase. Nganjëherë ndihmon edhe kthimi në konsumin e shëndetshëm të ushqimit, gjumi i rregullt apo artikujt e shëndetshëm.

Rrathët e errët dhe qeskat – ndikim i dyfishtë

Serumi me burime bimore dhe trëndafili i quajtur “Darphin Dark circles relif and de-puffing eye serum” mundet të ndikojë në kolagjenët dhe proteinat elastike, qetëson dhe zvogëlon rrathët e errët dhe qeskat.

Kompensoni orët e gjumit

Tretmani për largimin e shenjave të lodhjes që për bazë ka algat, kamomilin dhe trangujt është “RoC Hydra+ Anti Fatigue”, që njëherësh është edhe xhel hidratues, i pasur me antioksidues, që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbron qelizat nga pasojat e stresit.

Qeskat e theksuara nën sy – shkrijeni dhjamin e grumbulluar

Kremi “Sebagh For Your Eyes Only” – është një formulë e fuqishme, e cila ndihmon në largimin e materieve të dëmshme dhe dhjamit, shkaku i të cilave sytë duken si të fryrë. Përndryshe, kjo substancë përdoret edhe në mezoterapi kundër celulitit dhe shtresave dhjamore.