Trendët verorë të manikyrit

Modeli i leopardit është parë në pistat e modës këtë sezon dhe a ka mënyrë më të mirë të kalohet në dukje si ajo e pistave se sa të krijohet një trend i mirë për lyerjen e thonjve? “

Dolce&Gabgana” janë vetëm disa prej kreatorëve, të cilët kanë ekspozuar modele të guximshme kafshësh në pista. Ne e kemi krijuar një efekt të ngjashëm, duke e mbuluar shkëlqimin e thonjve me një shtresë të re interesante.

Trendi: Kontrasti i ngjyrave

Kontrasti i ngjyrave është njëri prej trendëve më të kërkuar, “Jil Sander” ka kombinuar dy ngjyra të guximshme për të krijuar një dukje interesante verore. Merreni këtë trend nga pista e modës dhe vendoseni në thonjtë tuaj.

Trendi: Shiritat grafikë

Shiritat grafikë, sikur ata të cilët i kemi parë te “Prada”, janë një mënyrë e mirë për të pushuar nga të gjithë fustanet tuaja monotone të këtij sezoni. Shiritat grafikë mund të adaptohen lehtë për një dukje të re të thonjve tuaj!