nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeFashion Trendët e modës që janë IN dhe OUT këtë sezonnë Fashion Pranvera ka ardhur tanimë! Hapi i vetëm logjik është vendosja e gardërobës së dimrit në orman dhe lirimin e vendit për gardërobën më të lehtë pranverore. Ajo që ndoshta është më pak evidente, është se cilat rroba t’i vendosim në orman dhe t’i bartim gjatë sezonit. Çka është ‘out’? Shalli i leshtë Edhe pse gjatë dimrit dhe vjeshtës kemi adhuruar shallet e tilla, mendojmë se tani ato duhet të shkojnë në pushimin e merituar. Çka është ‘in’? Shamia e mëndafshtë Ky aksesor i modës, që pëlqehet nga të gjitha femrat, është ‘must-have’ për pranverë. Vendoseni rreth qafës, apo edhe rreth belit, si rrip! Çka është ‘out’? Këpucët për të gjitha motet Moti i ftohtë dimëror ishte arsyetim për këpucët e mëdha, të cilat i bartnim, por pasi që ka ardhur pranvera, më nuk kemi arsyetime të tilla. Çka është ‘in’? Atletet Atletet janë mbathjet ‘casual’ të sezonit. Ato janë edhe të rehatshme dhe mund të ballafaqohen me të gjitha kushtet pranverore. Çka është ‘out’? Palltoja Jo vetëm që palltoja e trashë më nuk ju duhet, por edhe jua zë një vend të madh në orman. Është koha që ta lini diku anash. Çka është ‘in’? Xhaketat ‘Teksas’ Xhaketat ‘Teksas’ janë të lehta, kompakte dhe gjithmonë në modë! Çka është ‘out’? Xhemperi i thurur dhe ai me grykë Xhemperët me grykë janë përzgjedhje ideale gjatë dimrit, por jo edhe gjatë pranverës. E njëjta gjë vlen edhe për xhemperët e thurur. Çka është ‘in’? Pulovri i lehtë Do të dukeni për mrekulli me një pulovër të hedhur mbi supe edhe gjatë netëve pranverore. Çka është ‘out’? Çizmet mbi gjunjë Edhe pse e kemi të vështirë që të ndahemi nga çizmet e preferuara deri mbi gjunjë, ky model më nuk është i përshtatshëm për sezonin në të cilin gjendemi, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Çka është ‘in’? Sandalet me takë të plotë Nuk ka rëndësi çfarë lartësie kanë, a janë të larta, apo të ulëta, këto sandale janë in gjatë sezonit pranveror 2016. Çka është ‘out’? Xhaketa nga lëkura artificiale Të gjitha xhaketat me lëkurë artificiale dhe me imitime të tjera më nuk do të jenë në modë. Çka është ‘in’? Xhaketa “bomber” Xhaketat ‘bomber’ që janë në trend mund të barten gjatë tërë sezonit, e kur shtresat më nuk do të jenë të nevojshme, mund ta hidhni mbi bluzat me mëngë të shkurtra. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …