Trend: shalli, kravata ose qaforja

trend-shalli-kravata-ose-qaforja_hdKëtë sezon nuk do të vihen në pah unazat dhe byzylykët, por theksi do të vihet në ato që do barten përreth qafe. Disenjatorët botërorë na kanë dhënë disa propozime, ndërkaq juve ju mbetet që të zgjidhni atë që më së shumti ju pëlqen.

Zonjave, të cilat dëshirojnë të eksperimentojnë dhe të tërheqin vëmendjen e të tjerëve, këtë sezon disenjatorët botërorë, siç janë Iceberg dhe Dolce&Gabana, u propozojnë që përreth qafe të vënë kravatë. Barteni përmbi rroba apo nën to, bashkë me sako dhe këmishë, të lidhur fort apo krejtësisht të zgjidhur. Madje edhe kravata-flutur për gratë këtë sezon është më tepër se trend, transmeton Sekretebukurie.

Nga ana tjetër, mënyra më glamuroze që të ndiqni këtë trend është bartja e shallit të mëndafshtë me ngjyrë shkëlqyese. Disenjatorët, siç janë Bora Aksu dhe Tory Burch, ju propozojnë që të lidhni kravatën dhe kështu t’i jepni një frymë glamuri pamjes suaj të përditshme, ndërsa Gucci bën kombinime me fustane dhe lëkurë ekstravagante.

Ndërkaq, nëse nuk ju pëlqejnë as shallet as kravatat, për ju gjëja më e mirë janë qaforet XXL. Janë bartur edhe në pranverën e këtij viti, andaj do të jetë mirë nëse tashmë e keni një të tillë. Me shumë shtesa të vogla siç propozon Lanvini apo vetëm me një stoli që vihet në pah, mund t’i bartni me kombinime elegante, por edhe me kombinime të përditshme komode. /Sekretebukurie/