Trend kryesor për pranverë: Xhemperët me shpinë të zbuluar për joshëse të vërteta!

Xhemperët me ngjyrë të bardhë, të hirtë apo me nuanca të errëta, në mënyrën më delikate zbulojnë shpinën dhe duken shkëlqyeshëm në kombinim me xhinset më të thjeshta

Edhe pse xhemperët e thurur kurrë nuk i kemi konsideruar pjesë të veshjeve të cilat janë në majë të trendëve të modës, duhet patjetër të pranojmë që këtë sezon do të jenë pjesë “themelore” elegante të cilët po pushtojnë Instagramin dhe rrjetet e tjera shoqërore.

Obsesion veror ishin fanellat, këmishët, fustanet të cilat zbulojnë shpinën, ndërkaq tani ai trend ka kaluar te xhemperët, transmeton Telegrafi.

Këtë sezon, janë moderne pjesët e veshjeve të cilat në mënyrën më suptile zbulojnë shpinën, pra në mesin e tyre me siguri janë edhe xhemperët.

Ky trend tashmë mund të shikohet në Instagram, ndërkaq blogeret e modës i prezantojnë kombinimet e veshjeve me pjesë interesante apo me kollare në shpinë.

Xhemperët me ngjyrë të bardhë, të hirtë apo me nuanca të errëta, në mënyrën më delikate zbulojnë shpinën dhe duken shkëlqyeshëm në kombinim me xhinset më të thjeshta.

Këta xhemperë të këndshëm gjithsesi do të jenë në trend edhe këtë pranverë.