Trajtimi i zonave të yndyrshme të lëkurës së kombinuar

Në zonat e yndyrshme aplikoni të paktën një herë në ditë një likuid ose xhel me përmbajtje BHA i cili të mos përmbajë irritues dhe të ketë pH-in e përshtatshëm.

Përdorimi i një produkti të tyre jo vetëm që parandalon bllokimin e poreve nga yndyra, por edhe përmirëson pikat e zeza dhe njollat.

Acidi salicilik është një substancë e tretshme në yndyrë, që lejon një eksfolim brenda pores dhe nuk lejon që qelizat e vdekura dhe yndyra e lëkurës të shkaktojë probleme. Produktet me përmbajtje BHA mund të apolikohen edhe në zonat normale apo të thata të lëkurës. ]

Sidoqoftë, për zonat e yndyrshme mund të nevojitet një produkt me përmbajtje më të lartë të acidit salicilik (deri në 2%). Gjithkush mund të eksperimentojë fillimisht me produkte me përmbajtje 1% të acidit salicilik për të përdorur produkte më përqendrim më të lartë në se nuk arrihet efekti i dëshiruar.

-Përdorni një maskë fytyre që absorbon yndyrën, por bëni kujdes që ajo të aplikohet vetëm në zonat e yndyrshme. Fillimisht pastroni fytyrën, aplikoni maskën, lereni të veprojë për 10-15 minuta dhe pastaj shplajeni me ujë të rrjedhshëm.

-Në se keni njolla në fytyrë, aplikoni një produkt topikal anti-bakterial me përmbajtje të peroksidit të benzoyilit. Kërkime të mirëfillta shkencore e kanë gjetur këtë produkt më të efektshëm në krahasim me antibiotikët që merren nga goja, antibiotikët që përdoren lokalisht, madje edhe se trajtimet e kombinuara. Mund të nisni me produkt që kanë përqëndrim 2.5% për të kaluar gradualisht në përqendrime më të larta, në se nuk arrihet efekti i dëshiruar. Në se jeni alergjik, ose fytyra juaj nuk e toleron këtë trajtim, mund të drejtoheni pranë mjekut për të marrë receta me përmbajtje antibiotikësh topikalë. Ekspertë të ndryshëm rekomandojnë vajin e pemës së çajit, por ende nuk ka të dhëna shkencore që mbështetin një rekomandim të tillë.

-Për mbrojtjen kundër diellit, rruga më e thjeshtë është përdorimi i fondatinës mat ose pudrës së presuar me faktor mbrojtës SPF të paktën 15. Para aplikimit të fondatinës përdorni hidratues ose serum vetëm në zonat e thata. Në se nuk përdorni fondatinë, mund të aplikoni një krem të zakonshëm kundër diellit të tipit mat.

-Merrni masa që zonat e yndyrshme të kenë sasinë e duhur të anti-oksiduesve dhe përbërësve që favorizojnë komunikimin midis qelizave. Këto mund të sigurohen nëpërmjet serumeve ose tonifikuesve. Në këtë mënyrë, evitohet edhe bllokimi i poreve. Sigurohuni që serumit të jetë pa alkool dhe me bazë silikoni ose uji.

-Në se zonat e yndyrshme duken shumë të shkëlqyeshme gjatë ditës, përdorni letër absorbuese për të larguar yndyrën e tepërt. Më pas mund të aplikoni nëpërmjet furçës pak pudër të presuar të tipit të lehtë.

-Për zonat shumë të yndyrshme, aplikoni një shtresë të lehtë qumësht magnezi para aplikimit të fondatinës me përmajtje faktori mbrojtës ndaj diellit. Hidroksidi i magnezit ka veti absorbuese më të shprehura në krahasim me talkun dhe ka gjithashtu veti anti-bakteriale.

-Në se janë prezent njolla dielli ose hormonale, zgjidhni një produkt zbardhues për fytyrën me përmajtje 2% hidrokinoni dhe aplikojeni të paktën një herë në ditë në zonat e prekura.