Top trendet e bukurisë nga java e modës në New York

Top trendet e bukurisë nga java e modës në New YorkDeri më tani, ju kemi mbajtur hap pas hapi, me gjërat më të bukura që kemi parë, e kësaj radhe do të ju sjellim tre gjëra, që kemi nxjerrë nga paraqitja e këtij viti: kapak të spikatur të syve, stolisje të fytyrës dhe grim pa-grim.

Shikoni se si disenjatorët i kanë përqafuar këto trende të bukura mode.

Kapak të spikatur të syve
Ky lloj i grimit të syve, ishte i popullarizuar në shumicën e pasarelave, transmeton Telegrafi.

Nga e kuqja neon tek Peter Som, tek e kaltra e fortë te Honor, këto hije të syve kanë qenë mbreti i sezonit.

Top trendet e bukurisë nga java e modës në New YorkStolisja e fytyrës

Por, kapakët e spikatur, nuk qenë e vetmja mënyrë e grimerëve, për t’ju mbajtur njerëzve sytë e përqendruar. Stolisjet shkëlqyese në fytyrë, të të gjitha formave dhe madhësive, kanë qenë një zgjidhje e

popullarizuar.Varësisht se a kanë vënë yjet shkëlqim apo rrathë në sy, stolisjet nuk kanë qenë vetëm për fustane në këtë sezon.

Top trendet e bukurisë nga java e modës në New YorkGrimi pa-grim

Në anën tjetër të spektrit, trendi “kështu jam zgjuar” ishte një trend i madh i bukurisë në pasarelat e këtij viti.Grimi natyral pa maskara, vijëzues apo buzëkuq, ka lënë që të shkëlqej bukuria e brendshme e modeleve.