Tipat e kundert terhiqen apo zmbrapsen?

Ti pi duhan ai jo, ai eshte i fiksuar pas sportit ndersa ti je alergjike ndaj tij. Ndoshta eshte e vertete thenia qe tipat e kunder terhiqen por si te kapercejme ndryshimet dhe te gjejme nje kompromis qe zgjat?

Gjej shpirtin binjak.E thote shprehja popullore, e konfirmon shkenca, por a eshte e vertete qe “ te kundertit terhiqen” ?

Shpesh dashuria shfaqet si nje ceshtje e forcave kundershtare, dashuria dhe urrejtja, si dy magnet qe terheqin dhe kompesojne karaktere dhe sjellje te ndryshme qe gjejne nje kompromis dhe nje menyre per te jetuar sebashku.

Historia dihet, ne fillim terhiqemi nga e reja, nga ana e karakterit krejt e ndryshme nga e jona, por me kalimin e kohes, dallimet radikale mund te sjellin problem ne cift.

Duhet te perpiqemi te gjejme nje kompromis per te jetuar ne menyre te ekuilibruar rutinen e perditshme dhe te evitojme ferkimet e vazhdueshme.

Nese ne cift ka dashuri atehere ka vend edhe per mirekuptim dhe pranimin e ndryshimeve te vogla ne zakonet e tyre.

Ai pi duhan ti jo?

Mos i’u nenshtro nje duhanpiresi por ftoje ta beje ate larg teje. Eshte i ditur fakti qe pirja e duhanit ne menyre pasive eshte e demshme, prandaj insisto qe ai te tymose jashte shtepise ose ta nderprese fare, perfitimi do te jete edhe per ty por sidomos edhe per ate.

Ai eshte nje dembel dhe ti nje duararte?

Mos u bej dembel edhe ti. Nese partneri nuk eshte nje tip dinamik dhe e kalon fundjaven mes televizorit dhe divanit, mos u demoralizoni. Organizoni fundjavat ne ajer te paster, ne mal ose merrni bicikleten dhe beni nje xhiro pa ate, ndoshta te shoqeruara nga nje mikeshe.

Deshironi qe ta beni ate me pak dembel?

Shkoni bashke me te ne nje kurs vallezimi, pasi te keni vajtur nje here nuk do te kete me deshire te qendroje ne shtepi.

Atij i pelqen te haje ne menyre te crregullt?

Pelqen ushqimet e shijshme, por pak te shendetshme, embelsirat me kalori te larte dhe ti frikesohesh per pasojat? I merzitur me dieten e tij?

Kontrollo pregatitjen e ushqimit te tij, duke u perpjekur te pregatisesh pjata sa me te lehta, qe nxjerrin ne pah cilesine dhe vleren ushqimore te perimeve dhe zarzavateve.

Pregatisni darka romantike, edhe pse ushqimi nuk do te jete i preferuari i tij, mund t’ja shperbleni ate pas vaktit me nje embelsire te lehte apo me nje mbremje te vecante.

Ju keni ftohte, ndersa ai ka gjithmone vape?

Vazhdimisht hap dritaret, apo te detyron te mbani ne shtepi shishe me uje te nxehte apo corape te dyfishta? Arrini ne kompromis. Kerkojini te hape dritaren kur nuk jeni ne te njejten dhome, apo te marre me shpesh ajer per te mos ju bere te ftoheni cdo muaj.

Ai eshte gjaknxehte, nxehet shpejt ?

Nese ka luhatje te humorit dhe e humb durimin shpejt, lerini pak kohe qe te marre veten.

Shume njerez behen te padurueshem kur jane te lodhur. Per te mos arritur ne “ nje konflikt”, cdo te shtune e te diele, perpiqu ti japesh hapsira vetes dhe lereni ate te shfryje humroin e keq vetem, mos lejoni qe t’ju prishe kohen e lire por organizojeni ne menyre te kenaqshme.Ndonjehere mjafton nje darke me miqte per te transofrmuar nje mbremje te merzitshme dhe te diskutueshme, ne nje darke relaksuese.

Nuk pelqen te kuroje look-un e tij?

Mos i ngjaj atij! Shpesh ciftet kane tendence te ngjajne ne cdo menyre. Por nese jeni nje person qe ju pelqen te kujdeseni per veten dhe pamjen tuaj, mos e hidhni poshte kete zakon dhe perpiquni te kuroni edhe veshjet e partnerit tuaj, duke zevendesuar veshjet e tij pak te dala nga moda me dicka te rafinuar.

Ai nuk pelqen te udhetoje?

Mos u dorezoni. Shpesh meshkujt qe nuk pelqejne te organizojne pushimet e bejne edhe per arsye sepse pertojne.

Programo ti pushimet sebashku me nje cift tjeter, ose zgjidh nje destinacion terheqes per ate qe te merret me te gjitha rezervimet dhe detajet e udhetimit.