Thonjtë e përkryer

Thonjtë e përkryerPa marrë parasysh se a me ngjyrë të kuqe, apo me ndriçim: para se ta vendosni llakun, thonjtë duhet të jenë në formë të përkryer!

1. Forcimi
Çka ju ndihmon vërtet kundër thonjve të thyeshëm?
– Për katër javë me radhë i lyeni thonjtë me materie për forcimin e thonjve. Edhe masazhet, me ca pika vaji të nxehtë ulliri, i bëjnë thonjtë më të qëndrueshëm.
– Prodhimet ushqimore, të pasura me kalcium (si për shembull qumështi, perimet e gjelbra), zinku (arrat) dhe një trajtim me ndonjë krem, forcojnë thonjtë nga brenda.

2. Shkëlqimi i thonjve
Thonj me ngjyrë të verdhë? Thonjtë marrin këtë ngjyrë për shkak të pigmenteve të ngjyrës së llaqeve, të cilat kanë depërtuar në pllakën e thoit.
– Për të parandaluar këtë, përdorni llak special, për të lyer thonjtë, para se t’i lyeni ata me llak me ngjyrë.
– Thonjtë pa llak, në vazhdimësi fërkojini me një gjysmë limoni.
– SOS-ndihmë: përdorni zbardhës për thonjtë: ai i ndriçon thonjtë dhe u jep një shkëlqim të lehtë.

3. Formësimi
Ato që ndjekin trendet, thonjtë gjatë vjeshtës dhe dimrit i lyejnë me ngjyrë të kuqe dhe i mbajnë të shkurtë – por gjithsesi të formësuara në formë të lehtë këndore.
Me rëndësi: për të mbrojtur thonjtë nga plasaritjet, skalitini vetëm në një drejtim, nga jashtë brenda.