Tendencat e flokëve për 2010

Tendencat e flokëve për sezonin e verës 2010, flokë natyrale dhe onde të lehta ose edhe mbledhja e flokëve me modelime të ndryshme. Këshilla profesionale për një paraqitje sa më verore… thjesht fantastike! Por cilat janë tendencat e flokëve për këtë verë?

Çfarë këshillash praktike duhet të ndiqni që të jeni në gjendje të realizoni ju vetë prerjet dhe modelimet sipas modës së fundit?

Këtë verë do të shikohen flokë më shumë natyrale, modelime të thjeshta, që ju bëjnë të dukeni sikur sapo jeni ngritur nga krevati. Pra, është bërë gjithçka që më në fund të ruhet efekti natyral. Nëse mendoni për një modelim modern flokësh për sezonin e plazhit, ndiqni këshillat që japin stilistët e flokëve.

Sipas këshillave të stilistëve në mbarë botën, duket sikur këtë verë duhet të kalojmë orë të tëra para pasqyrës në një parukeri me 5 yje, për të arritur efektin që duam. Por jo, stilistët na qetësojnë duke na dhënë një listë me këshilla të çmuara, me të cilat do të jemi në gjendje të realizojmë prerje dhe stilime shumë trendi. Cilat janë këshillat që ata na japin?

Hapi 1: Të punojmë nga qendra

Bazë për stilimin e flokëve në sezonin e plazhit është vija e flokëve përmes, e cila, për këtë verë, është vërtet shumë në modë.

Hapi 2: Përgatitini flokët me shkumë
Për këtë kapje verore punoni duke u nisur nga mesi. Pastaj është shumë e rëndësishme t’i përgatisni flokët me një shkumë të butë, gjë që shumë shpesh harrohet. Një shkumë e lehtë u dhuron një tekturë (formë) krejt të ndryshme flokëve, pikërisht këtë efekt “plazh” që ne kërkojmë të përftojmë.

Hapi 3: Tharja e flokëve
Hapi pasues është tharja e flokëve me tharëse. I thani lehtësisht me dorë derisa e gjithë lagështira të jetë larguar.

Hapi4

Pasi flokët të jenë të thara, i modeloni me një “mashë” të mesme ose të madhe. Shumë femra përdorin akoma metodën klasike, d.m.th. rrotullojnë flokët nga majat e sipër përreth mashës për të pasur një kaçurrel klasik. Ndërsa për të pasur një efekt më modern, merrni një pjesë flokësh për ta bërë kaçurrel në mes dhe rrotullojeni dy herë rreth mashës. Prisni 10 sekonda dhe hiqni mashën. Përsëriteni këtë veprim me pjesë të tjera flokësh, në total rreth 8 ose 10 herë dhe jeni gati. Në më pak se 5 minuta ndryshoni look!

Hapi 5: Produkt për plazh
Për të kompletuar look-un mund të përdorni një produkt flokësh për në plazh që i bën të duken më shumë sikur të ishin me rërë.

Këshilla për modelet e kapura

Një tjetër prirje që do të shohim shumë në xhiro këtë verë, janë modelet e kapura. Forma të ndryshme apo siç quhen ndryshe “casual”, të cilat janë modele në të cilat flokët vijnë të mbledhura në forma të ndryshme në qendër të kokës, por pika e nisjes është gjithmonë e njëjta.

Hapi 1: Ndarja e flokëve në tri pjesë

Për këtë kapje të mbledhur i ndani flokët në tri pjesë: majtas, qendër dhe djathtas.
Hapi 2: Bisht i lartë
Tërhiqini flokët lart nga ana e majtë dhe e djathtë edhe lidhini në një bisht paksa të lartë. Me këtë keni krijuar bazën për kapjen.

Hapi 3: Luani me modelimet
Tani i bie pjesës qendrore të flokëve. Mundësitë janë të pafundme. Mund t’i drejtoni,mund t’i bëni me onde ose mund t’i rregulloni me piastër. Pasi t’i keni rregulluar flokët në qendër të kokës, i fiksoni me karfica. Tani keni një kapje me forma të ndryshme. Të drejtë e të shndritshëm në anë edhe të rregulluar sipër kokës. Këto janë kapje të lezetshme të ofruara për sezonin e verës, për të shkuar në plazh, por edhe për një darkë shik, kur doni të kapardiseni me një kapje stylish dhe moderne.