Tendenca të reja makijazhi për këtë vjeshtë “Pink Eye”

pinkMjafton vetëm një kontroll në Instagram për të kuptuar trendin e ri të grimit (nëse ndjek shumë nga personazhet e njohur apo edhe blogeret e bukurisë), është e dukshme: ‘pink eye’ gjithandej.

Frymëzuar nga Barbie, ky tonalitet në sy ka filluar të praktikohet nga shumë prej artistëve të grimit dhe do të jetë gjerësisht i përdorur gjatë këtij muaji të fundit të vjeshtës, por edhe për festat e fundvitit.

Në një kohë kur ngjyrat e errëta të veshjeve ndeshen gjerësisht, ‘pink eye’ është një tërheqje e padiskutueshme. Mendo pak perëndimin e diellit në vjeshtë, gjethet e zverdhura dhe të gjitha ngjyrat e stinës të cilat tërheqin vëmendjen gjatë kësaj periudhe. Sytë rozë mund të kombinohen me gjithçka. Në festa të ndryshme, në dasma, por edhe gjatë ditës në punë.

“Një prej tendencave më të bukura, pink mund të funksionojë gjithandej. Mund t’i japë pamjes një shkëlqim mjaft interesant dhe të të bëjë të dukesh ndryshe”, – thotë Kelli J. Bartlett, drejtore e grimit në “Glamsquad”.

“Ky trend është ndeshur pak kohë më parë te modelet e pasarelave dhe përfaqëson një pamje dramatike, por gjithmonë varet edhe nga ngjyrat që zgjedh për të përdorur.”

Po cilat janë fytyrat që u shkon më së shumti ky lloj toni i syve? Në përgjithësi, Bartlett beson se të gjitha tipat e lëkurës mund t’i përdorin nuancat rozë.

“Kur gjen nuancën e përshtatshme të pink (të çelur apo më të ngrohtë), mund ta shohësh si shkon me ngjyrën e flokëve, ngjyrën e syve apo edhe në kompleks me veshjen. Kjo për të kuptuar se cila është nuanca pink që të shkon më shumë”, – thotë ajo.

Nëse nuk e ke provuar akoma apo nëse mendon se ky është një guxim i madh, hidhu një sy këtyre fotove. Mes tyre mund të gjesh tonalitete të ngjashme me lëkurën, flokët, ngjyrën e syve apo edhe formën e fytyrës.