Telefonat celular i ekspozojnë të rinjtë në stres

Stili i ri i jetesës “çdoherë i kyçur, çdoherë në dispozicion” ndikim negativ ndaj njerëzve të rinj sepse për shkak të shfrytëzimit të shpeshtë të telefonave celular shumica prej tyre përjetojnë stres, kanë vështirësi me gjumin dhe mund madje të jenë edhe të depresionuar.

Kjo thuhet nga nje studim i ri suedez i përgatitur nga Universiteti në këtë qytet suedez.

“Stresi sot është i zakonshëm dhe i zgjeruar midis të rinjve, por ky studim mund të konstatojë rritje për 80 për qind të simptomave të lidhura me vështirësitë në lidhje të fjetjes dhe depresionit”, thotë një prej autorëve të studimit, psikologja Sara Tome.

Konkludimet bazohen ndaj intervistës me 4.000 të rinj të zgjedhur të rastit të cilët u përgjigjën në pyetjet në lidhje me shfrytëzimin e telefonave celularë.

Ekspertët konsiderojnë se shumica do të duhet të tregojnë vendosmëri më të madhe për kufizimin e përdorimit të telefonave celular.

“Sot ekzistojnë të gjitha mundësitë për dokumentimin e asaj që e kemi lëshuar, për shembull përmes dëgjimit të porosive ose leximit të SMS porosive  më vonë gjatë ditës. Kështu mund të mendohet se sa në të vërtetë lëshojmë përderisa vazhdimisht nuk e mbajmë me vete telefonin celular. Nuk është e sigurt se shumë gjëra do të lëshohen”, thotë Sara Tome.