Te zgjedhim parfumin e pershtatshem per lekuren tone

Kur futemi ne nje parfumeri eshte e thjeshte te humbasim kontrollin perballe shume shisheve parfumi te cilat jane te rreshtuara ne raftet e dyqanit.
Tundimi eshte “ti provosh” te gjitha ga pak per te kuptuar se cili nga ato ben per ty, duke theksuar eren natyrale te lekures. Para se te kaloni ne zgjedhjen e parfumit duhet te dini se ekzistojne disa formula te cilat percaktojne edhe cmimin e tyre. Parfumi i vertet ka nje perqindje esence e cila varion nga nga 20% dhe 50%, eau de parfum mes 10% dhe 15%, eau de toilette mes 3% dhe 8%, ndersa kolonja ka nje prezence aromatike 3%
. Sa me e madhe te jete perqindja e esences prezente, aq me shume zgjate intensiteti aromatik.
Si te “provojme” parfumin
Ekspertet na mesojne se kemi vetem 3 mundesi per te provuar parfumin, pas ketij numri provash hunda nuk arrin me te perceptoje dhe te dalloj me aromat. Kur jemi ne dyqan eshte mire te merrni ndonje keshille dhe te provoni aromen mbi lekure, sepse cdo arome varet nga PH qe ka lekura dhe ne kete menyre parfumi transformohet. Para se te blini nje parfume do te ishte mire te prisnit te pakten nje ore , kjo eshte koha e duhur qe parfumi te tregoj notat e tij aromatike dhe evoluimin e tij mbi lekure.
Tipet e aromave
Aroma qe perceptojme pas nje sprucimi manifestohen ne menyra te ndryshme dhe emertohen si “koka”, “zemra”, dhe “fundi”. At te kokes jane perceptime qe kuptohen ne menyre te menjehreshme, pak momente pas sprucimit, ato te zemres shfaqen pas 10 minutash ndersa ato te fundit jane me te thella dhe qendrojne derisa parfumi zhduket i teri. Ne parfumin e vertet, ai me nje perqindje te lart esence, gjendet te gjithe aromat e fundit, ne eau de parfum shfaqen mbi te gjitha aromat e zemres, ndersa eau de toilette gjendet aroma e kokes, kolonja leshon nje kenaqesi dhe zhduket per 30 minuta.
Metoda me e mire
Pikat ne te cilat nje arome nuhatet me shume jane ato klasiket, ne qafe, ne pulse, ne berryla dhe pas vesheve. Pasi te keni blere parfumin, ai ruhet ne nje vend te thate, jo ne banjo, dhe larg nga burimet e nxehtesise./ikub/