Të vërtetat dhe gënjeshtrat për bukën e bardhë

Buka është më e nevojshmja, nëse e konsumoni rreth orës 16:00, pasi atëherë e ofron energjinë e kërkuar. Buka e bardhë, edhe pse nuk është në zë për të mirë, mund ta nxisë punën e metabolizmit.

Kuptoni edhe disa të dhëna interesante për këtë artikull. Duke filluar nga ndërlidhja e bukës me gjellët, sandviçi e deri tek ëmbëlsirat, buka është themeli i ushqimit në shoqërinë perëndimore. Ajo që duhet të kujtojmë, sipas ekspertëve italianë, është se nuk është edhe aq e shëndetshme.

Në fakt, buka “fajësohet” për shumë simptoma, duke filluar nga lodhja, dhembjet në stomak, fryrja dhe kokëdhembjet. Njëkohësisht truri ndjen varësi nga buka, sepse pas konsumit ndihemi të ngopur, të kënaqur dhe përplot me energji. Ekspertët këtë e shpjegojnë, pasi karbohidratet nxitin prodhimin e hormoneve të lumturisë.

 Buka e bardhë e shpejton metabolizmin

Problemi më i madh me bukën e bardhë është lirimi i shpejtë i energjisë, kështu që rrit nivelin e sheqerit në gjak. Kjo mund të shkaktojë shfaqjen e diabetit të tipit 2, e madje edhe ta përshpejtojë zhvillimin e sëmundjeve malinje. Mirëpo, ata që sëmundjen e diabetit nuk e kanë si histori në familje, nuk kanë nevojë ta shmangin bukën e bardhë. Është ideale ta konsumoni për kafjall, sepse e përshpejton punën e metabolizmit.

Mbipesha dhe buka

Dietat e Atkinsonit dhe ajo Dukan, si dhe shumë regjime të ushqimit e përkufizojnë konsumin e karbohidrateve, sepse e shtojnë nivelin e sheqerit në gjak, duke e parandaluar trupin në shkrirjen e dhjamit. Kështu përhapet ideja se buka nuk është e shëndetshme, shton në peshë dhe e dëmton organizmin. Në anën tjetër, ekspertët theksojnë se mu ato karbohidrate ndihmojnë të humbni në peshë.

 Buka e ngrirë nuk është e shëndetshme

Me ngrirjen e bukës thyhet struktura e grurit dhe bëhet e vështirë për tretje. Prandaj, nuk do të ishte mirë që ta ngrini bukën.