Të mirat e kanelles

Të mirat e kanellesKanella nuk është vetëm një mëlmesë e shijshme, por edhe shumë e dobishme për organizëm.

Ajo shëron gripin dhe largon problemet me lukth – duke shkatërruar bakteret në zorrë, duke përfshirë edhe bakterin E. coli, raporton Gazeta Kosova Sot.

Vlojeni një lugë kanellë në një filxhan e gjysmë uji, për 15 deri 25 minuta. Më pas lëreni që të qëndrojë edhe 15 minuta, e më pas pijeni. Kanella neutralizon aromat e këqija – efekt të cilin e arrin duke shkatërruar bakteret. Vendoseni koren e kanellës në ujë të valë dhe lejoni që avulli i saj të përhapet në shtëpinë tuaj. Pas gjysmë ore, do të largohen aromat e këqija. Kanella e përshpejton metabolizmin – që preferohet te ata që duan të humbin kilet e tepërta.

Kanella shëron sëmundjet e mishit të dhëmbëve dhe largon erën e keqe nga goja. Ajo është e dobishme edhe te diabeti i tipit 2, kundër depresionit dhe shëron infeksionet e thonjve me kërpudha. Vaji i kanellës vendoset direkt në thonjtë e infektuar.