Të famshmet pa makijazh

t-euml-famshmet-pa-makijazh_hdNganjëherë ia vlen të shikohet pamja e vërtetë e femrave të cilat konsiderohen ndër më të bukurat në botë apo për pamjen e të cilave ëndërrojnë ta kenë shumica e fanseve të tyre.

Disa nga to edhe pa makijazh duken bukur, ndërsa disa prej tyre…janë produkt i grimerëve të talentuar, transmeton Telegrafi.

Jennifer Lopez
Po ta shihnit rrugës pa makijazh nuk do ta kishit njohur. Shkëlqimi i saj mungon tërësisht. Së paku ashtu duket në këtë krahasim.

Anna Kournikova
Tenistja joshëse ruse nuk e ka bukurinë e njëjtë edhe kur del në palestër edhe kur përgatitet për ndonjë eveniment luksoz.

Avril Lavigne
Po ta shihnit të pa rregulluar këngëtaren e muzikës pop/rok do t’ju lë përshtypje se ende është në fazën e pubertetit.

Charlize Theron
Aktorja jugo-afrikane gjithmonë duket bukur nëpër filma dhe fotografi. Mirëpo ky krahasim tregon se madje edhe bukuroshet e ekranit kanë nevojë për disa ndërhyrje ‘të vogla’. Megjithatë ta shohësh Charlize Theronin të duket kështu, sigurisht që është një lehtësim për të gjitha femrat.

Hilary Duff
Idoli i të rinjve, e cila është e njohur për buzëqeshjen dhe bukurinë e saj, edhe pse nuk duket keq në këtë krahasim, megjithatë ajo i ngjan çdo vajze të re të zakonshme. Fytyra e saj (në fotografinë pa makijazh) tregon se nuk i ka pëlqyer që është fotografuar në këtë ‘gjendje’.

Julia Roberts
Nuk ka asnjë dyshim se Julia Roberts është një femër e bukur me buzëqeshjen më të mirë në botë. Mirëpo në një ditë të keqe, kur s’i bie ndërmend të qeshë dhe është e shqetësuar, atëherë aparati fotografik mund ta kapë të vërtetën nga dukja e saj.

Halle Berry
Madje edhe aktorja e bukur Halle Berry ka ditët e këqija të saj. Ajo edhe pa makijazh duket mirë, mirëpo jo aq piktoreske sikur në rastet kur paraqitet në ndonjë eveniment të rëndësishëm.

Pamela Anderson
Edhe njëherë të përsërisim fuqinë për ndryshim pozitiv që ka kozmetika. Njëra nga femrat më seksi në botë, ndoshta do të duhej edhe të flinte me makijazh në fytyrë.

Britney Spears
Princesha e muzikës pop duket mahnitëse nëpër faqet e para të revistave dhe nëpër videoklipet e saja duke bërë që tinejxheret të ëndërrojnë dukjen e saj. Mirëpo, duhet ditur se Britney në jetën e përditshme duket ndryshe.

Renée Zellweger
Renée është padyshim një aktore e bukur, mirëpoështë pikëllues fakti që në njërën nga ditët e saja të këqija dukja e saj as që mund të krahasohet me atë kur paraqitet në rolet filmike.

Cameron Diaz
Jo nuk ju gënjejnë sytë, kjo është Cameron Diaz e vërtetë (në të majtë)! Imazhi në anën e djathtë na bën të kuptojmë se kjo është aktorja e bukur të cilën të gjithë njohim dhe e duam, ndërsa dukja e saj e zakonshme…

Drew Barrymore
Makijazherët dhe stilistët vërtetë kanë duar magjike. Një lyerje e thjeshtë dhe një veshje e bukur e bëjnë aktoren e filmit “Charlie’s Angels” t’i joshë të gjithë. Mirëpo kur të hiqen të gjitha këto, Drew duket më keq se femrat e zakonshme, të mos harrojmë se ajo është një yll..