Te dalesh me nje burre me te ri se vetja, pse dhe si?

Dikur, te dilje perkrah nje partnereje dhjete vjet me te vogel, ishte privilegj vetem i meshkujve. Tani gjithnje e me shume femrat refuzojne bashkemoshataret e tyre para djemve me te rinj.

Perse? Jua shpjegojme ne, se bashku me ndonje truk nese ju pelqen dikush dhe deshironi te martoheni.

Nese mendoni se eshte nje tendence e cila i perket vetem Hollivudit dhe rrethinave te tij, e keni gabim. Numri i femrave te medha ne moshe qe vendosin te krijojne nje lidhje me nje djale me te ri se vetja, po rritet dita-dites.

Natyrisht qe shembujt me te mire jane Demi Moore, Mariah Carey, Halle Berry, Madonna, Lory Del Santo, Amanda Lear… Megjithate, nuk e kemi fjalen per VIP-at, por per grate e thjeshta. Ja disa nga arsyet qe ato preferojne te joshin djem te rinj.

30-vjeçaret, egoiste apo te parritur

Gjate moshes 30-vjeçare femrat perjetojne nje faze paksa delikate: jeta e tyre ndahet mes punes dhe karrieres, deshires se ngaterruar per te pasur (ose jo) nje femije dhe plakjes qe vjen ngadale… Dhe nese ne kete pjese perfshihen edhe meshkujt, atehere gjendja behet teper e veshtire. Meshkujt e sotem 30-vjeçare ndahen ne dy kategori: egoistet qe mendojne vetem per veten e tyre, pushimet, veshjet moderne, te jene sa me te terheqes, te kene nje makine luksoze, te dalin me miqte dhe te pijne pafund, te martohen dhe te mos mendojne per familjen; dhe pasaniket, ata qe jane gjithmone te vendosur te mos dalin nga guaska e tyre dhe te mos ju duan asnjehere juve aq sa duan nenen. 20-vjeçaret? Çuditerisht jane me te pergjegjshem, me largpames (nuk preferojne te merren me vogelsira, si 40-vjeçaret qe festojne se bashku me studentet qe diplomohen), me te etur per te hartuar diçka te rendesishme dhe me te vendosur per te arritur qellimin qe duan.

Te rinjte, sa pozitive, aq edhe te hapur

Çfare kane me shume te rinjte ne krahasim me 35-40 vjeçaret? Perveç menyres se te arsyetuarit teper te perparuar, i perkasin nje brezi qe ka mesuar vertet ç’eshte barazia mes gjinive. Nuk kane nevoje te ndihen meshkuj dominues, ta shohin femren me poshte se veten, te komandojne apo te kenaqin deshirat e tyre vazhdimisht. Nuk ndihen te kercenuar nga arritjet e nje gruaje, si ne pune, ashtu edhe nga ana profesionale, madje e admirojne partneren e tyre. A eshte e nevojshme te flasim per aspektin fizik dhe shendetesor? Nuk kane bark, e shmangin ne maksimum kolesterolin, nuk jane te thinjur, jane bukuroshe, ne kulmin e moshes dhe nuk te shqetesojne me pyetje pavend dhe kerkese llogarie te tepruar. Gjithashtu, djemte e rinj udhetojne pa “bagazh personal”: nuk kane ish te dashura, apo femije nga nje grua tjeter.

A nuk ju mjaftojne keto? Pse nje burre duhet te dale me nje grua me te vjeter ne moshe?

Pergjigjja vjen nga shume libra, video, sajte dhe blogje qe gjenden ne internet dhe mbledhin deshmite e verteta te zonjave dhe djemve te cilet dalin se bashku. Pse nje djalosh i ri terhiqet nga nje zonje me e madhe ne moshe? E para sepse eshte grua, eshte e sigurt ne vetvete, periudha e paranojave te tipit “jam e shendoshe/ e shemtuar/ pak seksi/ e tmerrshme ne shtrat” i ka kaluar prej kohesh. Pastaj eshte e pavarur, gje qe ka bukurine e saj. Ajo ka nje pune, nje karriere te kristalizuar dhe nje shtepi te gjithen per vete. Stabiliteti i jep jetegjatesi nje lidhjeje dhe kjo e ben çdo mashkull te ndihet i sigurt. Ne fund eshte lirshmeria dhe eksperienca ne shtrat. Ajo e di çfare do, eshte ne dijeni se çfare i pelqen nje mashkulli, por mbi te gjitha e di se çfare i pelqen asaj dhe nuk ka frike ta kerkoje. Keshtu lidhja edhe ne shtrat eshte me e nxehte dhe pa ndrojtje.

Po lidhja funksionon?

Per ate qe eshte e interesuar per nje lidhje te qendrueshme me nje burre me te ri ne moshe, ta dini qe pergjigjja eshte: Po, marredhenia funksionon. Pavaresisht historive te suksesshme te VIP-ave, motivet e çifteve normale mjaftojne dhe perparojne. Marredhenia eshte e qendrueshme dhe e lumtur per shume arsye: femra eshte e pjekur dhe e matur, por ne te njejten kohe e re, aventuriere dhe e shperqendruar, siç eshte shpesh nje 20-vjeçare. Gjithashtu nuk eshte e prirur te ndertoje nje te ardhme qe nje 30 ose 40-vjeçare e ka konsoliduar tashme. Nje nga arsyet e shumta qe ka zgjedhur nje djalosh me te ri eshte se kapriçot e pafundme te nje burri te pjekur e kane hedhur ne krahet e nje djaloshi, i cili di si t’i kerkoje gjerat. Ne shtrat te dy i kane idete e qarta: ne kete faze te jetes, te dy kane nevoje te zbaviten.

Ka edhe nga ato femra te cilave u pelqejne meshkujt e moshuar ne moshe…

Efekti “baba” te jep siguri. Ai eshte i pjekur, fjalepake, i sigurt, serioz, me nje shtepi te madhe, nje pozicion te ngritur ne vendin e punes. Natyrisht qe keta lloj burrash ne pjesen me te madhe te rasteve jane te martuar, u vijne pas avazit grave te tyre, ndersa ju jeni thjesht e dashura. Ose mund te jete i divorcuar, ka gjashte femije te medhenj dhe eshte i vendosur per te mos bere te tjere. Pastaj ka mendimet e veta, qe me kalimin e viteve jane shnderruar ne bindje te patolerueshme. Nje burre me i ri ne moshe eshte me i hapur, nuk mendon se çfare do te beje ne te ardhmen, nuk gjykon ashper, eshte i epshem, ka deshire te provoje dhe te ndryshoje. Ndersa nje burre te thyer ne moshe nuk mund ta “zhvishni nga veset e tij” dhe do te keni telashe nese i propozoni diçka te re.

Si t’i beni per vete te rinjte

E keni gjetur “gjahun” tuaj? Ai eshte i bukur, i ri dhe ka gjithçka nen kembe. Arsyeja qe ju mban larg tij dihet dhe shpesh mendoni me vete: “Ah sikur te isha dhjete vjet me e vogel…”. Por gaboheni. Rregulli numer nje: guximi. Hidhuni menjehere ne sulm dhe bejini te ditur se jeni e interesuar per te. Djemve te rinj u pelqejne femrat qe dine te marrin iniciativen dhe pasi ai te marre vesh qellimin tuaj, nuk do te terhiqet, madje ai qe do ta shtyje me shume eshte kurioziteti (A keni pare ndonjehere nje mashkull te refuzoje nje aventure falas?). Ne kete menyre e keni bere te gjithin per vete. Rregulli numer dy: e rendesishme eshte te ndiheni te reja ne shpirt. Mos u perpiqni te vishni minifunde dhe te lyheni rende per t’u dukur sikur jeni 20 vjeçe.

Te gjithe meshkujt qe kane dale me gra me te medha ne moshe se ata, kane thene se jane terhequr shume nga klasi i tyre i sofistikuar. Shpirti i ri tregohet te mendimet, propozimet, iniciativat, ne deshiren per te udhetuar, per te dale dhe per te takuar njerez te rinj. Rregulli numer tre: vleresojeni veten. Pika e forte eshte eksperienca dhe pervoja erotike qe ka nje grua, ne krahasim me nje vajze. Gjeni menyren per ta nenvijezuar kete aspekt ne momentin e duhur. Rregulli numer kater: jini vetvetja. Nuk duhet te ndryshoni medoemos karakterin per t’i pelqyer djaloshit te pare qe takoni ne nje lokal. Aspekti me terheqes te nje femer eshte siguria ne vetvete. Trukohuni dhe vishuni mire, ne menyre qe t’i pershtateni dhe moshes, dilni dhe shijoni momentin, pa u trembur nga ajo qe mendojne te tjeret. Jeni simpatike dhe spontane. Nese do te jete dashuri, do t’ju bjere ne gjunje.