Takimi i parë, si të visheni për një përshtypje të mirë

Duhet t’a pranojmë që ndonjëherë ne vishemi që të lëmë përshtypje të mirë. Por a është gjithmonë veshja e duhur ajo që ne kemi zgjedhur?

Meqë kemi thënë që përshtypja e parë është shumë e rëndësishme, duhet të tregojmë një kujdes të veçantë karshi veshjes tonë sidomos në takimin e parë nëse duam t’ja vjedhim zemrën djalit që na pëlqen.

Shmangni veshjet shumë provokuese, aksesorët e rëndë, shumë shkëlqyes për buzët. Mundohuni të jeni e thjeshtë, dhe mos harroni të jeni vetvetja.

Mos u vishni shumë thjeshtë.

Ju duhet t’a dini se meshkujt janë shumë të vëmëndshëm ndaj detajeve, kështu që mos u mundoni të visheni shumë thjeshtë si përshëmbull me një pulovër dhe me një palë xhinkse.

Mos tregoni shumë.

Sensualiteti duhet të jetë pjesë e pandashme e juaja. Shmangni një veshje shumë provokuese, dhe anoni më tepër nga eleganca.

Mos u vishni plotësisht me ngjyrë të zezë.

E veshur plotësisht me ngjyrë të zezë do të duket sikur ju nuk i keni kushtuar rëndësi aparencës tuaj, por keni veshur çfarë ju ka dalur përpara.

Mos vishni këpucë shumë ekstravagante.

Meshkujt dihet se i pëlqejnë shumë këpucët me taka të larta, por mos vishni këpucë shumë ekstravagante pasi ato do të marrim më shumë vëmëndje seç mund të merrni ju gjatë gjithë mbrëmjes.