Tableta nga qymyri, për trajtimin e problemeve në mëlçi

Tableta nga qymyri, për trajtimin e problemeve në mëlçiShkencëtarët dhe mjekët britanik, janë në fazën fillestare të zhvillimit të një tablete, e cila do të shpëtonte jetën personave me mëlçi të dëmtuar mëlçia nga alkooli dhe mbipesha.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Londrës dhe mjekë nga Royal Free Hospital, kanë zhvilluar një tabletë nga qymyr druri, e cila thithë toksinat vdekjeprurëse, që lëshon mëlçia e sëmurë.

Kapsula revolucionare, e absorbon helmin dhe e neutralizon atë, para se ta lëshoj të sekretoi në trup, transmeton Telegrafi.

Në fillim të vitit të ardhshëm, pritet të fillojnë eksperimentet në njerëz, ndërsa tretmani fillon të përdoret pas disa vitesh.

Pacientët duhet ta marrin këtë tabletë në baza ditore.

Hulumtuesit besojnë se kjo tabletë mund të ndalojë vdekjen nga mëlçia, të shpëtojë shumë jetë dhe ndalojë nevojën e transplantim.

Sëmundjet e mëlçisë, janë një nga pesë shkaqet kryesore të vdekjeve. /Telegrafi/