Sytë e maces

Këtë “look” e ka menduar Tom Pecheux, duke shfrytëzuar nuancat e reja të argjendta dhe të zeza të Estee Lauder.

Këtë makijazh të jashtëzakonshëm të syve e kemi parë edhe në revynë e Derek Lam.

Ai fillimisht me hije të zezë i ka vizatuar konturat e dukjes së maces- hija shkon përgjatë harkut të kapakut dhe vazhdon jashtë linjës së jashtme të kapakut dhe pastaj nëpër linjën e qerpikëve të poshtëm.

Hija e argjendtë vendoset në mes të kapakëve.

Në buzë vendoset buzëkuq me ngjyrë lëkure.

/Telegrafi/