Sutjenat që largojnë rrudhat

Rachel de Boer me vite kishte fjetur me çorape të futura midis ‘kupave’ të sutjenave, në mënyrë që të parandalonte formimin e rrudhave në qafë.

Ajo tani ka vendosur që ta komercializojë këtë zbulim të saj.

Tri vjet pasi që De Boer ua kishte treguar këtë sekret miqve të saj, sutjenat e prodhuara sipas idesë së saj shiten në 150 dyqane në Holandë dhe Belgjikë, e interesim të madh ka edhe në vendet e tjera evropiane.

Sutjenat në fjalë kanë një pamje të çuditshme, sikur të ishin versioni i mbrapshtë i sutjenave normalë, me pjesën e butë të materialit midis gjinjve, por ekspertët nga instituti parisian ‘CERCO’ thonë se këto sutjena me të vërtetë janë efikasë edhe atë vetëm24 orë pas përdorimit.

Sutjenat quhen ‘La Decolette’ dhe barten natën, ku qëllimi i tyre është ta ndajnë njërin gji nga tjetri.

Gratë që flenë në shpinë nuk kanë probleme me rrudha të qafës, thotë de Boer, por pjesa më e madhe e femrave nuk flenë në një pozitë të tillë, prandaj prodhimi i ri, paksa bizar, ‘La Decolette’, është aty që të përkujdeset që hapësira midis gjinjve dhe rreth qafës së mbetet e lëmuar, pa rrudha.