Superushqimi qe iu duhet per vjeshte

Gjate vjeshtes eshte e rendesishme te hame ushqim i cili do ta pergatise trupin tone per kohe me te ftohte – ja cilat ushqime jane me te mirat per kete gje. Trajneri i njohur boteror, Lee Mullins, keshillon se cilin ushqim eshte me se miri ta hame ne periudhen e vjeshtes.

Kungujt

Kungulli eshte i pasur me karotenoide te cilat ndihmojne ne luften kunder radikaleve te lira te demshme. Perveç kesaj, eshte i pasur me hekur, zink dhe fibra.

 Mollet

 Klasike absolute kur eshte fjala per ushqimin e shendetshem. Mollet permbajne kalcium dhe vitamine C, te cilet jane te domosdoshme per shendetin e eshtrave dhe forcimin e imunitetit gjate kohes me te ftohte. Fibrat ne kete superfryt ndihmojne per ta ruajtur tretjen e shendetshme, ndersa mollet jane te pasura edhe me antioksidante.

Arrat amerikane

Arrat amerikane jane te pasura me yndyra qe jane te mira per zemren tone, dhe po ashtu edhe shume te ushqyeshme. Jane te perkryera si mesvakt gjate paradites dhe pasdites.

Thanat

Keto kokrra te vogla jane burim fantastik i antocianinit, antioksidantit, i cili i ndihmon shendetit te zemres. Antocianini gjendet ne veren e kuqe dhe çaj.

 Fiqte

Fiqte permbajne shume fibra qe  do t’i nxjerrin toksinat nga trupi yne. Jane te mbushura me kalium, i cili eshte deshmuar qe ndihmon per te kontrolluar tensionin e larte te gjakut.