nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Super fshehtësitë për një stomak seksi dhe të rrafshëtnë Shëndeti & Dieta Uji me limon e me tranguj nxit shkrirjen e shtresave dhjamore, sikurse edhe mbështjellësi i aluminit nga kuzhina shtëpiake Uji me tranguj ndikon si diuretik natyral Edhe pse linja e mirë e trupit kërkon mund, basku i rrafshët shpejtë mund të arrihet. Një ditë para se të shkoni në plazh, sugjerohet të pini shumë ujë. Dehidrimi shtyn trupin në mbajtjen e ujit dhe me atë rast shfaqen fryrjet. Ujin mund ta erëzoni me limon, tranguj, nenexhik apo edhe me xhenxhefil. Limoni ndihmon në pastrimin e shpejtë të trupit, nenexhiku thyen oreksin, xhenxhefili rregullon tretjen ndërsa që trangujt veprojnë si diuretik natyral, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Mbështjellësit prej alumini shkrijnë dhjamin Në shkrirjen e shpejtë të yndyrave në hapësirën përreth barkut, në largimin e helmeve nga trupi, largimin e lëngjeve tepricë dhe në shtrëngimin e lëkurës ndihmon mbështjellësi prej alumini. Tretmani fillon me dy gota ujë të vluar, të cilit i shtohen edhe tri qese çaj të gjelbër, një kapsulë me vitamina E si dhe dy lugë kripë deti. Derisa kjo përzierje të ftohet, përzieni edhe dy lugë kripë deti me dy lugë vaj kokosi dhe i bëni masazh barkut. Gjithë këtë përzierje më pas e vendosni në bark dhe e mbështjelli me mbështjellësin prej alumini. Gjumi i mirë thyen oreksin Mungesa e gjumit nxit sekretimin e kortizolit, hormonin e stresit i cili ndërlidhet me mbipeshën, sidomos në hapësirat e barkut. Oreksi forcon atë që shkakton mbipeshën. Më së miri është që për çdo natë të flini midis shtatë dhe nëntë orë. Ushtrimet e mëngjesit shpejtojnë metabolizmin Pas një nate të mirë dhe të rehatshme me gjumë, ditën fillojeni me pak ushtrime. Ushtroni jogë në mëngjes, e kjo do t’ju ndihmojë që gjatë ditës të keni një metabolizëm të përshpejtuar. Ecja e drejtë për disa sekonda do ta ‘përmirësojë’ edhe formën e barkut. Më pas pason kafjalli si dhe disa shujta të tjera të vogla gjatë gjithë ditës. Shujtat i ndihmojnë sistemit tretës të punojë pandërprerë dhe ta tretë ushqimin, derisa shujtat e mëdha vetëm sa e ngadalësojnë tretjen por edhe metabolizmin. Lulelakrën dhe bokolin duhet shmangur Një ditë para se të shkoni në plazh apo në pishinë, duhet konsumuar ushqimin i cili mbetet më gjatë në sistemin tretës. Ushqimet e përpunuara dhe ato të pasura me sheqer duhet shmangur pasi që shkaktojnë gazra. Zgjidhje më emirë janë drithërat, pemë dhe perimet e pasura me fruktozë si babunen, dredhëza dhe agrume, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Nëse konsumoni shpejt, përtypet më shumë ajër Puna e shpejtë e tretjes së ushqimit, pos tretjes mund të nxitet edhe me mënyrën e ngrënies së ushqimit. Ushqimin duhet ta përtypni së paku 20 deri 25 herë. Nëse hani shpejt, nuk e përtypni ushqimin sa duhet, që do të thotë se në sistemin tretës hyn më shumë ajër i cili shkakton fryrje. Çaji qetëson tretjen dhe nxit humbjen në peshë Kafeina në kafe mund ta ngadalësojë sistemin tretës, prandaj sugjerohet të pini çaj. Kamomili dhe nenexhiku shmangin rrezikun e fryrjes, ndërsa çaji i bardhë dhe ai i gjelbër nxitin shkrirjen e dhjamit. /Kosova Sot/ PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …