Stop pilules se emergjences!

Edhe pse nuk eshte nje medikament farmaceutik abortive i demshem, pese nga cdo 10 mjeke i thone jo te ashtuquajtures “Pilula e dites tjeter”.

Kjo ka krijuar nje konfuzin duke e kthyer perdorimin e kontraceptiveve te emergjences ne nje aventure ne nje rruge plote me pengesa.

Sipas shoqates “Vita di donna” rreth 50,9% e mjekeve italian i jane pergjigjur “jo” perdorimit te kesaj pilule. Ky eshte rezultati i dale nga te dhenat e studimit te bazuar ne kerkesat per kontraceptiv urgjence te drejtuara nga femrat ne kete shoqate.

Megjithate specialistet theksojne se ndalimi i kesaj pilule eshte i pabazuar si nga ana ligjore edhe nga ana shendetesore dhe e te drejtave te grave. Ata shprehen se per aq kohe sa perdorimi i kesaj pilule nuk demton shendetin riprodhues dhe te pergjithshem te nje gruaje, asnje mjek nuk mund te ndaloje perdorimin e kesaj metode kontraceptive.

Aludohet nga kjo shoqate se nje nga arsyet kryesore te ketyre rezultateve eshte kthimi i mjekesise ne nje profesion fitimprures, ne te cilin me pare se sa te shihet se cfare eshte me e mire per pacientin, behen llogarite se si te fitohet me shume. Dhe kur vjen puna te fitimi, dihet se nje abort eshte shume me i kushtueshem dhe fitimprures se sa nje pilule.

Kontracepsioni i urgiences i referohet metodave kontraceptive qe mund te perdoren nga gruaja ne dìtet e para qe kryhen nje kontakt seksual te pambrojtur, me qellim ndalimin e nje shtatezanie te padeshirueshme.

Ajo cfare duhet te kemi te gjithe te qarte eshte fakti qe kjo pilule perdoret nje here ne raste urgjente dhe jo si metodo kontraceptive rutine dhe se perdorimi I saj ne perputhje me rregullat e caktuara, nuk demton shendetin e gruas.

Zhvillimi i metodave hormonale me qellim kontracepsionin e urgjences i ka fillimet e veta nga viti 1960 kur u perdoren per here te pare estrogenet ne doza te larta.

Pilulat jane efektive per pjesen me te madhe te grave qe kane nevoje per to dhe mjaft te thjeshta per t’u perdorur.Vitet e fundit, keto lloj pilulash, jane te disponueshme ne farmaci, qendrat e planifikimit familjare, maternitetet dhe qendrat shendetesore.