Spinaqi kundër depresionit

Një hulumtim i tillë është bërë në Oxford, ku shkencëtarët kanë hulumtuar ndikimin e acidit folik në depresion te të rinjtë, ndërsa në Universitetin Bangor, në Wells, kanë hulumtuar ndikimin në të rritur me diagnozën e depresionit.

Njerëzit që hanë më shpesh spinaq, bizele, thjerrëz, majdanoz, mëlçi mështjerre, brokoli shparg, janë më pak depresivë arsyeja është e thjeshtë. Këto ushqime janë burim i shkëlqyeshëm i acidit folik (vitaminës B9), kurse ekspertët kanë konstatuar se ky acid mund të mposhtë depresionin.

Një hulumtim i tillë është bërë në Oxford, ku shkencëtarët kanë hulumtuar ndikimin e acidit folik në depresion te të rinjtë, ndërsa në Universitetin Bangor, në Wells, kanë hulumtuar ndikimin në të rritur me diagnozën e depresionit.

Ekspertët kanë zbuluar se një e treta e njerëzve që vuajnë nga depresioni kanë nivel të ulët të folatit në organizëm. Sa më i madh ishte deficiti i kësaj materia, aq më i madh ishte niveli i depresionit. Madje, te njerëzit e tillë edhe ndikimi i ilaçeve anti depresion ka qenë më i dobët.