nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Soja – ushqim me vlera të lartanë Shëndeti & Dieta Soja është artikull bimor që përmban të tetë amino-thartirat esenciale, pa të cilat organizmi i njeriut nuk mundet. Dijana Daka – Nahi Nutriciste tel. 044 180 052 Për sojën, si artikull i rëndësishëm në ushqim, ekzistojnë gjurmë të shkruara që para pesë mijë vjetësh, ndërkaq është quajtur ushqim engjëllor, për shkak të përbërësve të dobishëm që përmban. Sojën vërtet nuk mund ta zëvendësojë asgjë, mirëpo është e përsosur edhe si plotësim për mishin, sepse përmban 40 për qind të proteinave të domosdoshme për zhvillim të qelizave dhe madje 34 për qind të hidrokarbureve. Në kuptimin biologjik është artikull shumë cilësor i cili përmban llojin specifik të vajit, thartira yndyrore poli të pangopura (thartira alfa-lionoleniume), jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e enëve të gjakut. Prodhimet nga soja të përziera me mish, perime apo miell gjithashtu kanë vlerë të jashtëzakonshme biologjike, për ç’shkak është e obligueshme ta përdorni në gjellë. 41331271-Black-eye-peas-mung-bean-adzuki-beans-soy-beans-black-beans-and-red-kidney-beans-on-white-background-Stock-Photo Nga soja sot përdoren shumë derivate: salcë soje, qumësht soje apo miell soje. Soja ekziston në disa lloje: e verdhë, e gjelbër, e zezë dhe e kuqe (fasulet azuki). Secila prej tyre përdoret në mënyra të ndryshme. Varieteti i kuq përdoret për të luftuar problemet me veshkat; soja e gjelbër (që nuk është gjë tjetër veçse soja e verdhë e marrë para pjekjes) ka shumë minerale si magnezi dhe klorofili, që janë shumë të mira për organizmin; soja e verdhë përdoret pak për shkak se zgjat shumë në gatim; soja e zezë është shumë e mirë për shpretkën. Farat e sojës përmbajnë proteina (40%) dhe yndyrna (20%), që luajnë një rol thelbësor për organizmin tonë. Ato parandalojnë shumë probleme dhe sëmundje. Soja praktikisht nuk ka fare karbohidrate dhe është e pasur me kalcium, fosfor, kalium, magnez dhe hekur. Gjithashtu përmban vitamina A, B1, B2, B3, B5, B6 dhe C. CheckoffatWork_SoyFood1 Soja përmban edhe fibra që ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut, rregullojnë gliceminë si dhe kolesterolin në gjak. Soja, përveçse është shumë ushqyese, është në gjendje që të ndihmojë edhe në forcimin e kockave. Një tjetër veti e saj është se shërben si ilaç për shqetësimet e menopauzës, kjo sepse isoflavonët që gjenden në të ndihmojnë në riintegrimin e një pjese të estrogjenit që nuk prodhohet më nga vezoret. Soja nuk i shkakton ndonjë të keqe organizmit, përveç rasteve kur përdoret me tepri. Nëse përdoret shumë, atëherë mund të shkaktojë alergji të ndryshme, të vjella dhe në raste ekstreme krijimin e qelizave kancerogjene. Kush ka vuajtur nga kanceri në gji nuk duhet ta përdorë në mënyrë absolute. Edhe gjatë shtatëzënisë soja duhet përdorur nga pak (80 mg në ditë). /Telegrafi/ PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …