Skuqje, djegie, plasaritje e lekures? Ja strategjia kunder te ftohtit!

Qe kur temperaturat ulen gjëndrat tona dhjamore bien ne gjumë. Epiderma dehidratohet dhe shfaqen skuqjet, djegiet dhe plasaritjet e lëkurës. Ja strategjia kundër te ftohtit!

Përdorni disa here ne dite krem

Pse na skuqet fytyra kur shkojmë nga e ftohta ne te nxehte dhe anasjelltas? Sepse për shkak te ndryshimit te menjëhershëm te temperaturës, enët e gjakut bëhen shume te depërtueshme. Zgjidhja?

Një krem kundër skuqjes sidomos për lëkurë te ndjeshme. Tek maja e hundës dhe tek buzët duhet te aplikuar një krem ose lipozan disa here gjate ditës ne mënyrë qe te shmanget plasaritja. Edhe gjate darkës pasi t’i lani duart duhet te përdorni krem.

3 masa te domosdoshme

1. Pastroni me butësi

Pastrimi dhe larja e fytyrës duhet te behet ne mëngjes dhe ne darke me produkte pa sapun. Sa me shume te mundni përdorni ujë termal dhe thajeni fytyrën me një shami letre.

2. Hidratojeni mjaftueshëm

Nëse kremi hidratues nuk është i mjaftueshëm nuk duhet te hezitoni te vendosni poshtë një serum hidratues. Pini edhe sa me shume ujë për te larguar toksinat.

3. Rregulloni ushqimin

Duke shtuar antioksiduesit ne organizëm, e ndihmojmë këtë te fundit te mbrohet nga efektet e radikaleve te lira dhe nga ndotja e mjedisit. Frutat, perimet, peshku, vaji i ullirit apo çaji jeshil duhet te përdoren sa me tepër, ndryshe nga alkooli, kafeja apo erëzat qe zgjerojnë enët e gjakut.

Zgjidhni produkte te buta

Nëse jeni përkrahës se peeling-ut, pastrimeve te here pas hershme te fytyrës apo përdorimit te avullit, veproni me kujdes derisa te vije stina e ngrohte. Dy here ne jave bëni një maske hidratuese me shume serum për te përforcuar rezervat e ujit te qelizave tona. Përsa iu përket kremrave, zgjidhni një produkt me te pasur se te zakonshmit. Mos harroni as kremin e natës i cili është edhe me i domosdoshëm kur bën ftohte./ikub/