Sinoziti fillojnë që në moshën e adoleshencës

Problemet me sinozitin shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, mandej bëhen më të rënda rreth moshës 25-vjeçare.

Sipas specialistëve të shëndetësisë, është shumë e vështirë të kesh probleme me sinozitin, në rast se nuk ke pasur më parë, gjatë kësaj moshe.

Sinoziti nuk është i trashëgueshëm dhe në pjesën më të madhe të rasteve është kronikë deri në fund të jetës. 11 për qind e meshkujve në vendin tonë vuajnë nga sinoziti në mënyrë kronike.

Sipas mjekëve specialistë, numri i tyre vjen në rritje çdo ditë, ndërkohë që shfaqja e sëmundjes është në forma të ndryshme.