nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Simptomat e gripit të stomakutnë Shëndeti & Dieta Ju ndodh të zgjoheni me stomak të shqtësuar, ndoshta edhe vjellni dhe keni ethe ndërsa nuk mund të kuptoni nëse keni marrë helmim apo keni ndonjë virus? Kristiam Veber, një gastroenterolog shpjegon se sa është e rëndësishme të bëni lidhjen mes kohës, ambientit dhe kontaktet e mundshme nga ku e keni marrë sëmundjen. A keni pasur kontakte me njerëz të sëmurë? Nëse simptomet ju paraqiten pas kontaktit me ndonëj person të sëmurë, të dini se keni të bëni me sëmundje virusale. Me fjalë të tjera ju keni një grip të stomakut i cili në fakt nuk është virus i gripit. Norovirusët janë shkaku më i zakonshëm i sëmundjes së “gripit të stomakut”, ky virus shpërndahet shpejtë ndërsa simptomet janë : të vjella, dhembje në stomak, diarrea – këto zhvillohen në 12 orë deri në 48 orë nga ekspozimi me sipërfaqe të kontaminuara, interaksioni me persona të sëmurë apo konsumimi i ushqimit të kontaminuar. A janë sëmurë edhe persona të tjerë me të cilët keni ndarë ushqimin? Nëse keni ndarë ushqim me dikë të cilëve menjëherë u janë shfaqur problemet me stomakun, sigurisht që jeni helmuar nga ushqimi. Në përgjithësi simptomet e helmimit janë të njejta sikurse tek virusët e stomakut. LEXO: Ushqimet që duhet dhe nuk duhet të konsumoni kur e keni stomakun bosh A keni udhëtuar sëfundmi? Nëse dikush sapo është kthyer nga udhëtimi nga ndonjë vend ekzostik sikuse Amerika Latine dhe ka zhvilluar sëmundje të diarresë, me siguri është nga helmimi me ushqim apo gastroenteritis. A jeni anksioze dhe e stresuar? Përderisa norovirusi apo sëmundja e ngjashme me gripin e stomakut zakonisht zgjatë 1-3 ditë, shqetësimet e stomakut që vazhdojnë mund të jenë të shkaktuara nga stresi. Çfarë të bëjmë? Nëse vjellja dhe diarrea ju kanë bërë të dehidruar duhet të plotësoni lëngjet e humbura. Pijet për sportistë të pasura me elektrolite janë një zgjighje e mirë, mirëpo keni kujdes me alkoolin dhe pijet me kafeinë. Sipas mjekëve ju duhet të vizitoni spitalin nëse : Nuk mund ti mbani lëngjt për 24 orë Keni të vjella më tepër se dy ditë Jeni duke vjellur gjak Jeni e dehidruar Shihni gjak në jashtëqitje Keni temperaturë më shumë se 40 gradë. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …