Siguria është sukses

Kur të dalësh me një femër (takim romantik), bëj gjithmonë sikur je 100% i sigurt që ti i pëlqen asaj.

Në momentin që flasim ka shumë femra që po shoqërohen me meshkuj ndaj të cilëve nuk ndjejnë ndonjë tërheqje. Disa prej djemve po bëjnë sikur janë të sigurt që vajza ndihet e tërhequr prej tyre. Në këtë mënyrë ata e kanë situatën nën kontroll.

Shumë të tjerë janë aq nervozë saqë nuk arrijnë ta kuptojnë se vajza nuk ndihet e tërhequr prej tyre, prandaj në këtë rast situatën e kontrollon ajo.

Nga këto dy kategoritë, ata që kanë më shumë gjasa që ta bëjnë vajzën të ndihet e tërhequr prej tyre janë ata që po pretendojnë se një pëlqim i tillë ekziston që më përpara dhe situatën e kanë vetë nën kontroll.

Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë pikërisht sepse kjo është ajo që femrat kërkojnë në radhë të parë, një mashkull që i merr situatat në dorë.

Ndërkohë, meshkujt që “dorëzohen” pothuajse asnjëherë nuk i bëjnë vajzat për vete. Kjo ndodh sepse këta meshkuj veprojnë në mënyra të parashikueshme, gjë që nuk është aspak e mirë.

Ajo pret që të dalë me një mashkull ndaj të cilit nuk ndihet e tërhequr. Ti, nëpërmjet mendimeve të tua ia përforcon këtë ndjesi, kështu që mos prit që të kesh sukses.

Ajo çka ti mund të mësosh nga ata meshkujt e suksesshëm është që nëse të jepet mundësia që të dalësh me një femër, sillu sikur ti i pëlqen asaj tashmë dhe mbaje situatën nën kontroll.

I pëlqen apo s’i pëlqen ti asaj, kjo është e diskutueshme. Prandaj, që t’i të rrisësh shanset për t’i pëlqyer, sillu sikur kjo gjë tashmë është një fakt i kryer.

P.s. Kjo nuk do të thotë aspak se duhet të zgjasësh duart. Mbaji duart në vend dhe përdor vetëm fjalët. Përndryshe fëlliqesh.