Si t`ia heqim shprehin e thithjes së gishtit

Thithja e gishtit është shprehi shumë e shpeshtë tek foshnjet. Prindërit zakonisht e vërejnë këtë shprehi tek foshnjat e tyre rreth muajit të tretë, por kjo shprehi mund të vërehet edhe në ultrazë përderisa foshnja është në barkun e nënës.

Thithja është një ndër reflekset natyrore të foshnjës, ku në atë mënyrë qetësohen në momentet kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë. Shkencëtarët pohojnë që thithja e gishtit iu dhuron kënaqësi sikurse të kenë ngrënë apo në atë mënyrë mundohen të kompensojnë mungesën e ushqimit në biberon.

Si t`ia heqim këtë shprehi të keqe fëmijës?

Mos i bërtitni fëmijës sepse dëshira e tij mund të shtohet nga kjo mënyrë. Në vend të kësaj mund të hetoni se në cilën kohë dhe vend fëmija thith gishtin.

Nëse kjo ndodh gjatë kohës që fëmija shikon TV, jepini topin e gumës, kukullën apo ndonjë lodër tjetër e cila mund t`ia tërheq vëmendjen. Apo nëse kjo ndodh kur ai është i frikësuar apo i nevrikosur, mundohuni që ta bindni që ai t’i shprehë ndjenjat me anë të fjalëve ose nëse është uritur, jepini ndonjë mollë apo karotë.

Çelësi i suksesit është që ta zbuloni se kur e thith gishtin dhe ti jepni një zëvendësim pa u hetuar.

Zakonisht shumica e foshnjave e tejkalojnë spontanisht këtë shprehi rreth muajit të nëntë, kur mëson disa gjëra tjera dhe nuk e ka nevojën më për tu qetësuar me anë të thithjes së gishtit.

Ja disa këshilla për prindërit e fëmijëve që janë më të ngadaltë në këtë gjë:

Shumica e metodave (sikurse lyerja e gishtit me senf, apo me spec djegës etj etj) nuk janë të suksesshme sepse fëmija do ta dëshirojë këtë gjë edhe më tepër.
Kurrë mos e përqeshni fëmijën apo komentoni në mënyrë negative përderisa ai kënaqet me këtë shprehi.
Fëmijët gjer në tre vjeç nuk e kuptojnë pse të mëdhenjtë duan t’i ndalojnë thithjen e gishtit, përderisa kjo për ta është një kënaqësi.
Vajzave më të mëdha mund t’i thoni që po të mos e thithin gishtin mund t’ia lyeni thonjtë me ngjyrë.
Sigurohuni kur fëmija thith gishtin dhe mundohuni me ndonjë alternative tjetër (ushqim, kukull, lodër) t’ia shmangni këtë gjë.